Kryemadhi: Protesta më e madhe e pluralizmit, mirënjohje pa fund për mijëra qytetarë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në një deklaratë për mediat, pas mbylljes së protestës së opozitës, deklaroi se shqiptarët sot e dhanë mesazhin për qeverinë dhe duan largimin e saj.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh se protestat tashmë do të jenë të përhershme për të kërkuar largimin e qeverisë dhe zgjedhje të lira.

Kryemadhi e ka quajtur protestën si më të madhen ndonjëherë në Shqipëri, ndërsa ka thënë se opozita do të udhëheqë zemërimin e shqiptarëve. Monika Kryemadhi pati një mesazh për Edi Ramën, duke thënë se loja ka filluar të luhet prej vërteti dhe të luhet fort.

Swiss Digital Desktop Reklama

Populli e ka marrë vendimin e tij, vendim të pakthyeshëm për të refuzuar të qeveriset nga armiku i tij Edi Rama. Qytetarët bënë protestën më të madhe që është parë ndonjëherë në Shqipëri, në Shqipërinë më të rrudhur. Opozita do ta udhëheqë vendimin e qytetarëve në çdo orë dhe në çdo ditë, zemërimin kundër narkoshtetit dhe Edi Ramës. Rruga jonë nuk ka rrugë pas. Do të qeverisim zemëratën e qytetarëve shqiptarë, për të përmbushur një akt patriotik, integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. E vetmja gjë që shpëton Shqipërinë nga grabitësit, është integrimi evropian, e për të arritur këtë gjë, duhet të ikë një orë e më parë i vetmi njeri që mban peng ëndrrat e Shqiptarëve, i cili është Edi Rama me sektin kriminal. Sot ai mori një shuplakë, tashmë loja filloi të luhet prej vërteti, loja ka filluar të luhet fort”, është shprehur Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga selia e Partisë Demokratike, ishte Lulzim Basha që me një mesazh të drejtpërdrejtë ndërkombëtarëve tha se pa demokraci dhe pa drejtësi, nuk do të ketë stabilitet.

VIDEO/Deklarata e Monika Kryemadhit

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/2317866745115593/

 

Lexoni çfarë ndodhi sot në protestë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?