Kryemadhi, Ramës: Të pret fund i keq. Rrahja e vajzave dhe grave nuk falet
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një reagim të ashpër për incidentet që kanë ndodhur sot në gjithë vendin, i kujton kryeministrit Edi Rama se një ditë do të përgjigjet për dhunën nga vajzave dhe grave.
“Mos mendo se me dhunën policore dhe prokurorinë e shit-blerë mund të burgosësh të vërtetën. Ajo është sot me popullin dhe qytetarët! As në ëndrrat më të largëta nuk e ke menduar se si mund të jetë fundi jo vetëm politik i një kryeministri bandit, skenarët më të frikshëm nuk janë shkruar ende për ty, sepse fundin tënd, dhe po ta përsëris, jo vetëm fundin politik, do të ta shkruajnë shqiptarët që ti po i godet, dhunon, përbuz, arreston dhe keqtrajton pa asnjë shkak”,- deklaron Monika Kryemadhi.
Postimi i plotë i Monika Kryemadhit në Facebook:
Edi Rama mbaji larg duart dhe veglat e tua qorre nga qytetarët që mbrojnë të drejtën e tyre. Mos guxo të prekësh gra dhe zonja politikane që janë në të drejtën e ligjit dhe të qytetarëve.
Mos mendo se me dhunën policore dhe prokurorinë e shit-blerë mund të burgosësh të vërtetën. Ajo është sot me popullin dhe qytetarët! As në ëndrrat më të largëta nuk e ke menduar se si mund të jetë fundi jo vetëm politik i një kryeministri bandit, skenarët më të frikshëm nuk janë shkruar ende për ty, sepse fundin tënd, dhe po ta përsëris, jo vetëm fundin politik, do të ta shkruajnë shqiptarët që ti po i godet, dhunon, përbuz, arreston dhe keqtrajton pa asnjë shkak.
Ata që protestojnë kundër teje nuk janë as të fallxhores dhe as të Lulit. Janë njerëz që kërkojnë të drejtën e tyre të mohuar. Por ti nuk e njeh ndjesinë e mirësisë, sepse gjatë gjithë jetës tënde ose e ke blerë, ose e ke marrë me dhunë dashurinë dhe mirësinë.
Ata qytetarë që shprehin revoltën e tyre nuk janë drejtuesit që flasin në telefon me kriminelë të qeverisë tënde. Janë njerëz të ndershëm që përplasen për të drejtën e mohuar, për të vënë në vend atë drejtësi që ti e ke blerë me paratë e drogës ose me kërcënimet për Vetting-un. Ti që ke merakun e reformës dhe të frikës së opozitës për të, je sot më i rrezikuari nga zemërimi i popullit. Dhe mbaje mend nga fallxhorja (jo nga ajo që vjen të sheh horoskopin në zyrë e që e paguajnë të të gënjejë), nuk e ke të largët ditën kur do të të duhet të zgjedhësh mes parave që ke vjedhur këto 21 vjet dhe kokës tënde. Po për këtë, për fat të keq nuk ka fallxhore të të ndihmojë, është një vendim që do ta marrësh vetë dhe shpejt!
Lexoni edhe
- Rama tregon dhëmbët. Fillon përplasja civile në Shqipëri
- Policia godet për vdekje një protestues. Demokratët: Do përgjigjemi!
- Qeveria nis arrestimet, në komisariat edhe ish-deputetja Çupi
- Polici i përgjimeve të Bild që vidhte votat për PS, dhunon qytetarët në Kamëz
- Deputeti Maliqi, apel policisë: U flas si koleg, mos ju bindni Ramës
- Rama: Kush kryen krim elektoral, nuk do lejohet jashtë (ligji nuk vlen kur vjedh zgjedhjet PS)
- Aleanca qytetare Vlorë thirrje Presidentit: Shpërndaje Parlamentin
- Arrestimet në Tropojë, Berisha: Reprezalje hakmarrëse e Edi Ramës
- Luan Rama: Kryeministri të japë dorëheqjen e menjëhershme
- Sandër Lleshaj ndjek idotësinë e Ramës: Të gjithë do shkojnë në burg