Kryemadhi: Shteti ka rënë. Ndërkombëtarët nuk njohin 30 qershorin
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, përmes një konference për shtyp tha se raporti i OSBE/ODIHR është një kambanë alarmi për të gjithë klasën politike shqiptare.
Për të ky raport nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit. Nga ana tjetër, kryetarja e LSI-së tha se partitë e opozitës por kryesori Edi Rama duhet të marrin përgjegjësitë për situatën ku ndodhet vendi. Kryetarja e LSI u shpreh se ndërkombëtarët treguan se nuk e njohin procesin e 30 qershorit të zhvilluar nga Edi Rama.
“Institucionet dhe shteti ka rënë. Ndërkombëtarët nuk njohin 30 qershorin”,- tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI shtoi se në dokumentin e OSBE/ODIHR faktohet se administrata dhe gjithë strukturat e pushtetit dolën nga misioni i tyre ligjor dhe u bënë njësh me qeverinë dhe partinë në pushtet.
“Raporti i OSBE është një skaner i tmerrshëm që tregon haptas shkatërrimin e gjithë sistemit shoqëror të Shqipërisë. Mjafton të përmendim shkatërrimin e besimit të publikut te procesi i zgjedhjeve. Votuesve shqiptarë iu bllokua mundësia e zgjedhjes. Ato u mbajtën në një terren arrogance. Në listën e zgjedhësve u diktuan nënshkrime identike. Pasi i futi duart në xhepat e gjithë shqiptarëve ai fut duart edhe në kutitë e votimeve. Administrata zgjedhore ishte tërësisht politike dhe e njëanshme. KQZ e regjistroi partinë Bindjen Demokratike për interesa të saj. KQZ është kthyer në një xhelat rilindas ndaj gjithë procesit zgjedhor. Raporti qartëson se duhet të kemi një proces të menjëhershëm që parandalon dëmet e tij. Qytetarët kërcënohen me largime nga puna dhe me heqjen e bukës së gojës“,- tha kryetarja e LSI.
Kryetarja e LSI deklaroi se ky dokument fakton atë që opozita ka deklaruar gjithmonë për qeverinë “Rama” dhe rrezikun e zhbërjes së demokracisë në vend.
“Ky raport si asnjëherë tjetër është një raport jo vetëm që nuk i njeh zgjedhjet por vë në dukje se të drejtën për vendosjen e zgjedhjeve e kanë dekretet e presidentit. Ky raport është shumë i rëndësishëm për t’i dhënë mundësinë Shqipërisë për hapjen e negociatave. Duhet të reagojmë në mënyrë të menjëhershme. Sistemi i drejtësisë ka rënë. Ka rënë komplet sistemi zgjedhor. Demokracia në Shqipëri është i kërcënuar nga një grup njerëzish. Raporti është këmbanë alarmi. 18 Tetori nuk është larg. Hapja e negociatave për Shqipërinë do i ndezë dritën jeshile shqiptarëve. Ne do të marrim përgjegjësitë tona. Njeriu që duhet të marrë përgjegjësi është Edi Rama. Ai shkatërroi shpresën e shqiptarëve“,- tha Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Lexoni edhe…
- Basha: Raporti i OSBE nuk flet për zgjedhje, por për krim qeveritar
- OSBE/ODIHR rrëzojnë përfundimisht votimet njëpartiake të 30 qershorit
- OSBE/ ODIHR nxin 30 qershorin e Ramës: KQZ cënoi sigurinë
- ODHIR: Mospublikimi i dekretit të Metës për 13 tetorin është i paligjshëm
- “Kolegji Zgjedhor rrëzoi në mënyrë të paligjshme dekretin e Presidentit”
- Andi Bushati: Raporti i ODHIR, si pasqyrë e rregjimit që po instalohet
- Raporti i OSBE/ODIHR, reagon PD: Kontribut për demokracinë shqiptare