Kryemadhi: Rama do tërhiqet. Shumë shpejt zgjedhje të parakohshme
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme. Duke ju referuar situatës aktuale në vend, kryetarja e LSI u shpreh se qeveria e Kryeministri Edi Rama do të bjerë shumë shpejt, sepse është e lidhur me krimin dhe bandat e drogës.
Gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të LRI-së, para të rinjve ajo tha se “shqiptarët do të zgjohen”. “Shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme sepse shqiptarët do të zgjohen dhe janë të bindur që nuk mund të përfqësohen në Parlament nga 74 karrige që i kanë blerë me paratë e drogës e krimit, e atyre djemve që kanë humbur jetën në trafiqe kaq të rrezikshme për të mbytur varfërinë ekonomike që ka pllakosur”,- tha znj. Kryemadhi.
Ajo i bëri thirrje të rinjve që të nis një front i madh ku të takohen edhe derë më derë me njerëzit, qoftë dhe “për të kërkuar falje për sjelljen e gabuar në 27 vjet, por dhe duke i dhënë besimin dhe shpresën shiqptarëve që ka ardhur një ditë e re”.
Së fundmi ajo kishte dhe një thirrje të drejt për drejtë për kryeministrin Rama: “Ai ka rënë moralisht si kryeministër, si politikan, të ikë sa më shpejtë, t’i hapë rrugën dikujt tjetër, një njeriu më të përgjegjshëm që e do vendin më shumë se ai, që beson të vendi dhe më të pavarur qoftë nga krimi, qoftë nga droga, qoftë dhe nga fiksimet e veta mendore”.
Petrit Vasili: Trafikantët e drogës u ligjëruan si parti në pushtet me Rama-Tahiri
Petrit Vasili ka postuar në facebook një shkrim të shkurtër pas seancës së Këshillit të Mandatëve dhe Imunitetëve, ku deputetët e PS mbrojnë Saimir Tahirin dhe bandën e drogës. Frika se mos Tahiri merr me vete edhe Edi Ramën solli që PS të ndryshojë vendim. Në fillim thanë se do ia japim drejtësisë, por me pas, kur ish-ministri brendshëm Tahiri kërcënoi kryeministrin Rama, atëhere PS-ja kaloi në mbrojtje të hapur ndaj tij.
Reagimi i Petrit Vasilit ka një shprehje lapidare. Petrit Vasili: Trafikantët e drogës u ligjëruan si parti në pushtet me Rama-Tahiri.
Lexo më poshtë shënimin e Petrit Vasilit në facebook:
Fjala e plotë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi:
Në fakt u bë pak kohë e gjatë që nga Jala që nuk jemi takuar, por mesa duket na thërret detyra, na thërret detyra kombëtare për të sensibilizuar të gjithë të rinjtë dhe të rejat kudo që janë. Në radhë të parë dua t’ju angazhoj publikisht për të gjithë angazhimin tuaj që keni pasur në zgjedhjet e 25 qershorit dhe çdo ditë e më shumë fakte të reja tregojnë se sa e vështirë ka qenë përballja juaj me luftën e madhe me bandat, me krimin e organizuar me çdo gjë që vjen si rezultat I kriminalizimit dhe I deinstitucionalizimit të shtetit shqiptar, atë çka ne na është prodhuar gjatë këtyre kohëve. Dhe dua tju them sinqerisht faleminderit për ju heroj të votës së lirë, dua të falenderoj Anxhelën dhe shumë të tjerë që janë këtu, Anisën apo Klevisin që kanë qenë kandidatë për deputetë, në Elbasan të cilët u përballën me bandat, u përballën me terrorin, u përballën me presionin, por mbi të gjitha u përballën me dhunën e tmerrshme që shkaktuan jo vetëm ndaj tyre, por ndaj të gjithë qytetarëve. E njëjta gjë ndodhi në Vlorë, e njëjta gjë ndodhi në Fier, në Shkodër, Gjirokastër e kudo me rradhë. Kemi një sfidë të madhe, si gjithë sfidat e tjera që ne I kemi marrë me sportivitet, por kjo nuk është sfidë që duhet marrë me sportivitet, kjo është një sfidë që duhet marrë seriozisht, është sfida jonë përballë krimit. Kjo është një betejë shumë e madhe. Është një betejë që kërkon forcë, por mbi të gjitha kërkon zemër. Është si betejat që bëheshin dikur nga gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë, ku nuk kishte rëndësi numri, nuk kishte rëndësi arma, nuk kishte rëndësi pozicioni që vendoseshe në betejë, por ishte shumë e rëndësishme zemra që kishte luftëtari për të luftuar. Dhe beteja me krimin sot, është një betejë e vështirë, sepse krimi sot drejton shtetin, drejton policinë, drejton institucionet, por ka vetëm një disavantazh: nuk drejton zemrat e të rinjve dhe të rejave shqiptarë të cilët jam e bindur që e kanë ndarë mendjen për të jetuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri. Edi Rama po mundohet të josh, të kërcënojë, të intimidojë mbasi e mbarojë këtë proces me qytetarët shqiptarë, tashmë I është drejtuar Drejtësisë, pavarësisht se kush është drejtësia shqiptare, pavarësisht se shqiptarët presin që të kenë një drejtësi të shpejtë, një drejtësi të vërtet, ai vazhdon dhe kërkon ta kapi drejtësinë me falangat e krimit të organizuar. Vetëm ne, me të rinjtë dhe të rejat, me ndërgjegjen kombëtare që ta zgjojmë nga ai gjumë i rëndë që ka rënë, mund ta ndalojmë këtë monstër, këtë mekanizëm monstrouz, i cili jo vetëm ka kapur çdo segment të shtetit, por tashmë kërkon të përpijë dhe shpirtrat e shqiptarëve. Para dy ditësh besoj të gjithë e keni lexuar në rrjetet sociale, se si Shqipëria është një nga vendet që renditet në 20 vendet në botë, është vendi i parë që renditet për përdorimin e kokainës. Është alarmante, është e tmerrshme, dhe kjo është reale, nuk mund të thotë njeri që nuk është e vërtetë. Ju të gjithë jeni po të dilni nëpër oborret e shkollave, se kokaina dhe hashashi shitet më kollaj se sa shiteshin farat e lulediellit dikujt në oborret e shkollës. Kjo është bërë një situatë e tmerrshme, sepse nëse ne do të kemi një brez të ri të varur nga drogërat, ky komb nuk ka më të ardhme. Situata është e tmerrshme. Prandaj dhe ju si LRI, kudo që jeni, në gjimnaze, në universitete, në qytetet tuaja, të fillojmë sensibilizimin me shokët dhe shoqet tona, me prindërit tanë, të cilët duhet të zgjohen, jo për veten e tyre, por për fëmijët e tyre. Të trokasim derë me derë, të sensibilizojmë njerëzit, sepse vetëm një bashkim i madh, një front i madh kundër kësaj monstre, e cila ka kapur çdo gjë, ka uzurpuar dhe gllabëruar çdo gjë, kërkon tashmë të marrë dhe pikën e fundit, që është shpirti I shqiptarëve, të cilin këtë shpirt nuk e kanë zaptuar dhe nuk e kanë rrëmbyer ndër shekuj askush. Vetëm një njeri i vetëm nuk mund të jetë kundër një populli të tërë, Kjo është në dorën tuaj, kjo është në dorën e gjithëve ne. Ne si klasë politike kemi kusuret tona, dhe prandaj do ti paguajmë këto, duke mos rreshtur asnjë sekondë, duke denoncuar, duke dalë fshat më fshat, duke trokitur derë me derë, edhe për të kërkuar falje për sjelljen tonë të gabuar në 27 vite tranzicion. Por edhe duke u dhënë besimin dhe shpresën të gjithë shqiptarëve, se ka ardhur një ditë e re, ka ardhur një ditë e re që Shqipëria të jetë si të gjithë vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian. Dhe ne këtë do ta bëjmë, do ta bëjmë me të rinjtë, të rejat shqiptarë që e duan këtë vend.
Nuk dua që të zgjatem shumë sepse dua të vazhdojmë të diskutojmë për organizimin, për problemet për takimet që do të bëjmë sepse është shumë i rëndësishëm angazhimi juaj dhe mbi të gjitha përfshirja juaj në vendimmarrjet e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Përfaqësimi i LRI në Parlament qoftë nga Floida, qoftë nga Kejdi, qoftë nga Endriti, besoj se ju e keni parë të gjithë ka qenë mjaft dinjitoz prandaj ne duhet të vazhdojmë të gjithë fort që të kemi një angazhim akoma më të madh sepse jam e bindur që shumë shpejt ku vend do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Sepse shqiptarët do të zgjohen, sepse janë të bindur që nuk mund të përfaqësohen në parlament nga 74 karrige, të cilat i kanë blerë me paratë e drogës, e krimit me paratë e gjithë atyre djemve të cilët kanë humbur jetën në këto trafiqe kaq të rrezikshme për të mbytur sadopak, varfërinë ekonomike të cilën ka pllakosur. Këtë gjë ne do të fillojmë sa më shpejt. Nuk do të lejojmë që të shpërqendrohemi. Kemi vetëm një objektiv dhe ai është shumë i qartë. Shqipëria ju takon shqiptarëve, nuk ju takon as bandave, as kriminelëve dhe as trafikantëve. Prandaj po kështu gjej rastin edhe nga kjo sallë e cila është e vogël por në energji është e fuqishme për ti bërë thirrje edhe njëherë Edi Ramës. Ai ka rënë moralisht si kryeministër, ka rënë moralisht si politikan. Të iki sa më shpejt , ti hapi rrugën një njeriu më të përgjegjshëm, që e do vendin më shumë se ai. Një njeriu që beson tek vendi dhe një njeriu më të pavarur nga droga, krimi qoftë edhe nga fiksimet e vetme mendore. Prandaj nuk më mbetet gjë tjetër veçse tju uroj suksese, forcë, energji. Unë do të jem me ju në çdo hap tuajin, sepse jam e bindur që LSI është kjo që është sot për shkak të energjisë, forcës, mundit dhe djersës suaj. Para 13 vitesh ishte Erisa Xhixho, pastaj patëm Endritin, Kejdin, Floidën, etj dhe jam e bindur që shumë shpejt që secili nga ju do të jetë një lider për të cilin Shqipëria meriton, një lider që do ta drejtojë në rrugën e duhur, që do ta drejtojë drejt Bashkimit Europian sepse Shqipëria meriton më shumë se sa I kemi dhënë ne deri më sot.