Kryemadhi: Tahiri i përdoruri i radhës. Rama mban fijet e krimit. Koha për reagim
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar sot për përgjimet e bëra publike të disa trafikantëve shqiptarë në Itali, ku rezulton i përfshirë dhe ish-ministri Tahiri.
Kryemadhi thotë se “shtypi italian denoncoi sot është vetëm maja e ajsbergut të krimit dhe trafiqeve të drejtuara nga Edi Rama”.
Kryetarja e LSI thotë se faktet e bëra publike tregojnë se LSI-ja ka pasur të drejtë për denoncimin që ka bërë lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.
Veç denoncimit, Kryemadhi lë të kuptohet se shumë shpejt opozita do të ndërmarrë aksione të reja. “Është momenti që ne të gjithë të reagojmë sa më fort kundër kësaj situate ku krimi ka mbërthyer fort qeverisjen. Sot është dita që të paktën si qytetarë të ngremë zërin kundër kësaj klike kriminale që po mban peng Shqipërinë. Ky është momenti i zërit të qytetarisë kundër krimit”,- shprehet Monika Kryemadhi në një reagim në Facebook.
Deklarata e plotë e Kryemadhit:
“Sot është dita e së vërtetës për të gjithë ata që dyshuan qoftë dhe njeherë të vetme tek akuzat tona për lidhjet e drejtëpërdrejta të qeverisë me krimin. Ajo që shtypi italian denoncoi sot është vetëm maja e ajsbergut të krimit dhe trafiqeve të drejtuara nga Edi Rama. Sepse është ai drejtuesi që mban lidhjet dhe fijet me krimin e organizuar.
Është ai përgjegjësi kryesor për inkriminimin e policisë dhe politikës.
I bëj thirrje prokurorisë të nisë urgjent hetimet për ish ministrin e brendshëm dhe lidhjet e tij me kriminalitetin. Dhe të mos ulet në takime spontane me të kerkuarit e drejtësisë. Sikundër kam bindjen se Tahiri është thjesht i përdoruri i radhës nga Edi Rama. Që pasi i shfrytëzoi bashkëpunëtorët e tij për lidhjen dhe shfrytëzimin e bandave për të blerë votat dhe kërcënuar zgjedhësit e kundërshtarët e tij politikë, sot i flak tutje sepse nuk i duhen më.
Ndaj është momenti që ne të gjithë të reagojmë sa më fort kundër kësaj situate ku krimi ka mbërthyer fort qeverisjen.
Sot është dita që të paktën si qytetarë të ngremë zërin kundër kësaj klike kriminale që po mban peng Shqipërinë. Ky është momenti i zërit të qytetarisë kundër krimit”.
Lexoni më shumë për këtë argument:
Dosja e plotë hetimore e bandën e drogës dhe përfshirja e Saimir Tahirit
Saimir Tahiri flet për akuzat: Prokuroria të më hetoj…
Saimir Tahiri bëri në një muaj 5 milion euro!
Basha thirrje Llallës: Mos u tako me Tahirin, por …
Ndreu, Bashës: Nëse ke prova, çoji në Prokurori!
Paralajmërimi i Vasilit që u duk i çuditshëm po vërtetohet
Berisha: Mandat ndërkombëtar arresti për Tahirin
Noka: Prokuroria të çojë prapa hekurave Tahirin
Akuzat për lidhje me Habilajn, Tahiri i kërkon takim Llallës
Manjani: Kujdes, arrestimet politike i shërbejnë Ramës
Deputetja e LSI, Mehmetaj: Kryeministri ra! Të japë dorëheqjen!
Basha: Sot është dita që Saimir Tahiri të arrestohet