Kryemadhi takim me Daniel Serwer: Bisedë e frytshme, se si vendi mund të dalë nga kriza
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ndodhet në Washington në një vizitë pune.
Ajo është e ftuar në Mbledhjen Vjetore të “US Association of Former Members of Congress”.
Në një postim në rrjetet sociale Monika Kryemadhi njofton për takimin që ka zhvilluar në Washington me profesor Daniel Serwer të Qendrës për Çështjet Transatlantike, në Shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare, Johns Hopkins.
Kryetarja e LSI-së e cilëson bisedën me të, të frytshme dhe me ide të qarta. Kryemadhi ishte dje në takime në Kongresin Amerikan, ku u takua me personalitete të politikës amerikane.
Ajo vazhdon takimet në Uashington.
Postimi i plotë i Kryemadhit
Pata kënaqësinë të takoja në Washington profesor Daniel Serwer të Qendrës për Çështjet Transatlantike, në Shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare, Johns Hokpins. ( https://www.sais-jhu.edu/daniel-serëer)
Diskutuam dhe bashkëbiseduam për problematika nga më të ndryshmet parë nga këndvështrime shumë interesante. Debatuam dhe pamë Amerikën me sytë e Daniel Serwer, ashtu si edhe ai pa Shqipërinë me sytë tanë.
Një bisedë e frytshme, me ide të qarta, si vendi mund të dalë nga kriza dhe të kthehet sërish në shtëpi për të gjithë shqiptarët.