Kryemadhi, thirrje socialistëve: Shpëtoni vendin dhe partinë nga një Kryeministër i çmendur

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mbajti sot një fjalim të ashpër në Kuvend kundër Edi Ramës. Në fjalën e saj, Kryemadhi deklaroi se ardhja e opozitës në Kuvend ishte për tu thënë ndërkombëtarëve se “dialogu politik nuk është më në dorë të opozitës, por në dorë të një të çmenduri”, duke ju referuar Edi Ramës.

Ajo deklaroi se herët e tjera, kur dikush do kërkojë të marrë detyra të rëndësishme në Shqipëri duke t’i kërkohet edhe kartela klinike.

Duke u ndalur në protestën e studentëve, Kryemadhi deklaroi se “më vjen keq për profesoren time, Lindita Nikolla që është dendur në ilaçe dhe kërkon të largohet dhe një i çmendur e detyron të dalë të bëjë spektakël”.

“Më vjen keq për zyshën time Lindita Nikollën, e cila është dendur me ilaçe dhe po pret të largohet nga institucioni që drejton për të mos mbajtur në shpatulla gjithë këtë presion,  po mban mbi kurriz 140 mijë studentë sepse nuk i do Edi Edit. Nuk mund të durojnë dot më socialistët shqiptarë arrogancën e një të çmenduri”, deklaroi Kryemadhi.

Kryemadhi tha se protesta e studentëve nuk është e partive, por e një brezi që nuk mashtrohet më. Ajo tha se PS ka mundësi të korrigjojë veten dhe si prindër duhet të plotësojnë kërkesat e studentëve. “Nuk mund të durojnë me socialistët shqiptarë të durojnë më një sekt kriminal orgjirash. Socialistët nuk janë me këta. E them këtë sepse jam rritur në këtë parti dhe nuk e kam parë kaq keq as në vitet ’90”,- tha Monika Kryemadhi. “Mos mendoni që dalja e studentëve aty ishte thjesht një lëvizje partiake . Ka edhe anëtarë të Partisë Demokratike, ka edhe anëtar të LSI-së, edhe anëtarë të Partisë Socialiste sepse nuk mund të durojnë dot më socialistët arrogancën e një sekti kriminal, të cilat vijnë nga një grup orgjirash të shoqëruar si modernizëm duke sjellë një emancipim të ri të politikës shqiptare.

Nuk mund të durojnë dot më socialistët shqiptarë arrogancën e një të çmenduri dhe mbi të gjitha nuk mund të durojnë dot më socialistët shqiptarë kriminalizimin që po i bëni Partisë Socialiste. E them këtë sepse më vjen keq, sepse kam kaluar vitet më të bukura të jetës sime në Partinë Socialiste dhe më vjen keq kur e shikoj se si po përfundon. Po përfundon në ditën e saj më të zezë. As në vitet ’90 kur studentët u ngritën për të hequr emrin e Enver Hoxhës nga Universiteti i Tiranës nuk e kam parë kaq të tkurrur, kaq të rrënuar dhe kaq të demoralizuar Partinë Socialiste”,- deklaroi Monika Kryemadhi.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/317425839111760/

Fjala e plotë në Kuvend e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi:

“Sot nga kjo foltore e parlamentit shqiptar i cili për hir të së vërtetës është kapur peng nga një i sëmurë, nga një njeri me probleme të qarta të karakterit dhe të mendjes, të cilat tashmë çdo ditë e më shumë po i nxjerrin në pah. Amendamentet e Lëvizjes Socialiste  për integrim për sa i përket ligjit të buxhetit apo edhe kërkesat për të amenduar ligjin për arsimin e lartë, që në fakt duhet aprovuar, nuk kanë të bëjnë se ne kemi një besim shumë të madh tek këta këtu mbrapa, apo tek ai atje që po bën shfaqje cirku dhe mendon se mund të tallet me studentët, por po e xhirojnë studentët nga mëngjesi deri në darkë. Ishte për t`iu thënë ndërkombëtarëve që dialogu në politikë nuk është më në dorë të opozitës, por është në dorë të një të çmenduri, që për hir të së vërtetës kjo doktoresha e shkencave këtu ia zhveshi gjithë kallajin e doktoreshës Mira Kaçolli, e cila ka mashtruar prej 20 vitesh Partinë Socialiste, qeverinë shqiptare, të huajt që kemi kryeministër një të çmendur, që për herë të tjetër, që edhe ju si socialistë, por edhe ne nga ana tjetër, duhet tu kërkojmë kartelën shëndetësore çdo njeriu që do drejtojë këtë vend. Tashmë për sa i përket kërkesave të studentëve, ato janë shumë të thjeshta. Mua më vjen shumë keq për zyshën time, Lindita Nikolla, e cila është dendur në ilaçe sepse nuk po e suporton dot më, sepse do të ikë një orë e më përpara, të lëshojë karrigen e ministrit, sepse nuk ka pse të mbajë ajo mbi kurriz 140 mijë studentë shqiptarë se nuk i do qejfi, apo Edit “Edi”. Kështu që unë mendoj që ne kemi vetëm një zgjidhje, të pranojmë ato tetë kërkesat e studentëve, që edhe ju të jeni të qetë dhe të vazhdoni punën tuaj dhe është shumë pak, shumë shumë pak, 0.54 për qind të buxhetit të oligarkëve që ju duhet t’ju jepni. Pra, nga 46 për qind të buxhetit të shtetit të GDP-së mos jua jepni atyre oligarkëve, se s’po jua përmend edhe njëherë emrat nga fillimi deri në fund, por jepjani studentëve 0.54.

Nuk është asgjë, sepse problemi nuk qëndron më tek ne. Problemi pastaj do të qëndrojë tek ju, njerëzit do të vijnë dhe nuk do të ndalen. Mos mendoni që dalja e studentëve aty ishte thjesht një lëvizje partiake . Ka edhe anëtarë të Partisë Demokratike, ka edhe anëtar të LSI-së, edhe anëtarë të Partisë Socialiste sepse nuk mund të durojnë dot më socialistët arrogancën e një sekti kriminal, të cilat vijnë nga një grup orgjirash të shoqëruar si modernizëm duke sjellë një emancipim të ri të politikës shqiptare.

Nuk mund të durojnë dot më socialistët shqiptarë arrogancën e një të çmenduri dhe mbi të gjitha nuk mund të durojnë dot më socialistët shqiptarë kriminalizimin që po i bëni Partisë Socialiste.

E them këtë sepse më vjen keq, sepse kam kaluar vitet më të bukura të jetës sime në Partinë Socialiste dhe më vjen keq kur e shikoj se si po përfundon. Po përfundon në ditën e saj më të zezë. As në vitet ’90 kur studentët u ngritën për të hequr emrin e Enver Hoxhës nga Universiteti i Tiranës nuk e kam parë kaq të tkurrur, kaq të rrënuar dhe kaq të demoralizuar Partinë Socialiste.

Megjithatë dy gjëra, doja të thoja, sepse nuk kam pikën e dyshimit që e gjithë mënyra e funksionimit të këtij Parlamenti ka degraduar, por do t’ju kërkoja më shumë një sensibilizim njerëzor dhe prindëror. Të krishterët kur falen në Kishë, kërkojnë falje për mëkatet e tyre me fjalë, me vepra, me mendime dhe me lëshime. Me fjalë edhe kërkojmë falje, me vepra edhe i kuptojmë veprimet që bëjmë, apo edhe mendimet se herë pas here çfarë nuk na shkon në mendje, por kur vjen fjala te lëshimet, të gjithë dorëzohemi. Dhe lëshime nuk është për ne që flasim, por për ju që nuk bëni asgjë”.

SHKARKO APP