Kryeministër, hiqu veshin ministrave!

Edi Rama e shpalli qeverinë. Mirë apo keq ajo do jetë qeverisja e shqiptarëve. Disa janë ministra profesionistë, të tjerë të urtë për të firmosur, ndonjë hajdutë, siç ka edhe kapadainjë. Apo edhe me keq, që janë katapultuar pas asnjë eksperiencë politike dhe ekzekutive.

Ata akoma nuk janë betuar dhe votuar në parlament. Por duhet dikush t’ju kujtojë atyre ministrave që nuk dijnë të flasin apo shkruajnë, të paktën të mos dalin fare. Të mos flasin se vetëm budallallëqe po nxjerrin. Le pastaj kur duan të tregohen si poliglotë dhe dalin fare kashtë e koqe, ia ulin vlerën qeverisë. Mundet nga ekzaltimi se kapen karriken e ministrit apo zv/kryeministrit dalin e tregojnë përralla në facebook apo në mjedise ku vlon media e ku më pas turpërojnë atë që i ka emëruar.

Zoti Kryeministër!

Më mirë të mos flasin, të paktën.

Tregojnë për një histori ku një njeri e dinte kapacitetin e vetes dhe të paktën nuk fliste. Edhe kur e pyesnin se donin ta dëgjonin në budallallëkun e tij, ai  e kuptonte se nuk duhet të hapte gojën. Bënte me shenja. Të paktën nuk ia dëgjonin budallallëkun.

Edhe disa ministra që ka, mos i lë të dalin e të flasin në budallallëkun e tyre. Me mirë të bëjnë shënja me gishta!

Sa më pak të flasin, aq më ngadalë kuptohet se janë të paaftë!

S.P.

SHKARKO APP