Kryeministri britanik shpall emergjencën dhe deklaron se grupi anti-Islam britanik fshihet pas sulmeve të dhunshme

Kryeministri britanik thotë se protestuesit e ekstremit të djathtë do të ‘pendohen’. Kryeministri Starmer dënoi sulmin ndaj hoteleve që strehojnë azilkërkuesit, duke i quajtur sulmuesit “grup të së djathtës ekstreme”.

“Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për t’i sjellë këta banditë para drejtësisë,” tha Starmer. “Xhamitë sulmohen sepse janë xhami: e djathta ekstreme po tregon se kush është. Ne duhet të tregojmë se kush jemi në përgjigje të kësaj.”

Trazirat shihen si testi i parë i madh për kryeministrin britanik Keir Starmer pas marrjes së detyrës më pak se një muaj më parë. Policia beson se Lidhja Angleze e Mbrojtjes anti-Islame qëndron pas dhunës.

SHKARKO APP