Kryeministri Rama e do me çdo kusht Shkodrën, bile edhe me konflikt

Kryeministri Rama vazhdon në gafat e tij ligjore, por edhe provokuese për Shkodrën, pasi ndonëse Valdrin Pjetri u dorëhoq pas akuzave nga PD-ja dhe pritej, sipas PS-së, të kërkohej dekret nga presidenti Meta për zgjedhje të parakohshme lokale; Rama ka urdhëruar mbledhjen e këshillit bashkiak të hënën, me çdo kusht. Dhe të marrë bashkinë duke emëruar një prej nënkryetarëve që do zgjedhë vetë, pra me pretekstin se Voltana Ademi nuk ka më mandat, qeveria do ta nxjerrë nga zyrat kryebashkiaken dhe t’i japë çelësat e zyrës një prej nënkryetarëve që do të zgjedhë të hënën.

Pavarësisht tërheqjes së Valdrin Pjetrit, pritet që të hënën të bëhet konstituimi i këshillit bashkiak të Shkodrës. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se Partia Socialiste është këshilluar me ekspertët ligjorë dhe do të vijojë procedurat për bashkinë e Shkodrës.

Këshilli i ri ,që do të betohet, pritet të konfirmojë se mandati i Voltana Ademit si kryebashkiake ka përfunduar dhe zëvendësimi i saj do të bëhet me një prej nënkryetarëve. Një prej nënkryetarëve pritet të komandohet në krye të bashkisë deri në organizimin e zgjedhjeve lokale në Shkodër.

Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e detyrës si kryebashkiak pas dokumentave të publikuara nga Partia Demokratike, ku rezulton se ka qenë i dënuar në Itali për shpërndarje droge në vitin 2003.

Kjo mënyrë e zgjedhur nga kryeministri, pikërisht në Shkodër, ka rrezikun e një përplasje të fortë në qytetin kryesor të Veriut. Por duket se Edi Rama e do përplasjen me çdo kusht në Shkodër, nxitur edhe nga disa deputetë të qarkut Shkodër.

Fatura, kur të ngrihet Shkodra në këmbë dhe në përballje si dikur në vitet ’90, do ti mbetet Kryeministrit dhe jo deputetëve!

Opozita do jetë e gjitha në Shkodër, edhe Lulzim Basha do jetë në Shkodër për të filluar nga qyteti verior rrëzimin final të Edi Ramës, tregojnë në selinë blu.

SHKARKO APP