Kryeministri Edi Rama, investitorëve: Mos takoni gazetarë dhe mos lexoni gazeta!
Nuk i ikën inati, kollaj, kryeministrit Rama ndaj gazetarëve. Pasi i sulmoi ditën e djeshme me ofendime dhe akuza, kryeministri Edi Rama nuk është ndalur as sot ne sulme ndaj gazetarëve. Gjatë një takimi me 300 biznese të huaja në Tiranë në Konferencën e Dhomave të Tregtisë, kryeministri Edi Rama këshilloi sipërmarrësit të mos dëgjojnë gazetarët.
“Kush ka ardhur sot ju këshilloj mos takoni gazetarë dhe të lexoni gazeta sepse ju pengojnë gjithë aparatin tretës. Ju uroj mirëseardhjen dhe ju them se kush investon në Shqipëri nuk do pendohet nesër”- theksoi fort kryeministri Rama.
“Shqipëria është një vend ku nuk mungojnë problemet nëse ju do të dëgjoni sidomos ambasadorët e huajë, të cilët me shumë të drejtë janë kërkues dhe e shikojnë Shqipërinë si vend ku mund të bëjnë bizneset dhe si vendi që duhet të anëtarësohet në BE. Por nëse do të dëgjoni sipërmarrësit që operojnë në Shqipëri do të keni një pamje shumë më inkurajuese dhe optimiste sesa nga ajo që mund të ofrohet nga thashethemet e mediave. Me sugjerimin që kush ka ardhur sot ti gëzohet këtij vendi të bekuar dhe me këshillën miqësore që as mos takoni gazetarë mos lexoni gazeta sepse iu pengojnë aparatin tretës iu uroj mirëseardhjen dhe u them se kush investon sot në Shqipëri nuk do pendohet kurrë nesër dhe kush ngurron sot do të thotë si ka mudnësi që ma morën radhën para”, tha Rama duke ftuar investitorët e huajë që të investojnë në vendin tonë”, tha ai.
Ndërkohë që dje u bë një thirrje nga Unioni i gazetarëve për të bojkotuar veprimtarinë e kryeministrisë, thirrje e cila parimisht u pranua nga gazetarët, por s që në orët e para të mëngjesit televizionet shqiptare u pushtuan nga aktiviteti ku Rama ishte i ftuar dhe sërish nuk ngurroi që vëmendjen ta spostojë te në tjetër temë, fyerjet nga punës së gazetarëve.