Kryeministri Edi Rama: Kam dy ditë që pres Bashën për takim, me ose pa aleatë
Kryeministri Edi Rama foli sot në Kuvend për krizën politike dhe kërkesën e PD për qeveri teknike. Rama tha se ishte në pritje të takimit me kreun e PD-së për të shprehur qëndrimet e tij për kërkesat e opozitës për shtyrjen e zgjedhjeve dhe qeverinë teknike.
Kryeministri u shpreh se nuk do të fliste në seancë për zgjedhjet dhe për qeverinë teknike, pasi ishte në pritje të takimit me PD. “Nuk flas sot për qeveri teknike. Sepse kam dy ditë që pres orën dhe vendin. Unë pres takimin, në çfarëdo formati, vetëm për vetëm, me shokë. me aleatë, pa aleatë”,- tha Edi Rama.
Rama tha se e gjithë protesta e PD nisi për shkak të vetingu. “Çadrën e ngriti frika e vettigut”,- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha sot se ekziston një përpjekje për të ndaluar PS të hyjë në zgjedhje, për të ndaluar shtetin të bëhet shtet, për të ndaluar stabilitetin e vendit dhe për të ndaluar procesin e Vettingut.
“Për asnjë sekondë që të arrihet pikënisja e përpjekjes që i dha jetë çadrës. Çadrës nuk i dha jetë përpjekja për zgjedhje më të mira, por frika nga Vettingu. Në thelb nuk është një përpjekje për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, nuk ka një përpjekje për të bërë opozitën të hyjë në zgjedhje, por për të mos lejuar PS të hyjë në zgjedhje se kjo parti nuk përbën një kërcënim si fituesja e zgjedhjeve. Frika nga drejtësia nuk është një frikë e zakonshme që prodhon reagime të zakonshme,” tha Rama.
Rama tha se kjo është një përpjekje e paguar dhe e sponsorizuar. Sipas tij, çadra e opozitës mbushet vetëm për shfaqje televizive, pasi në të kundërt do të ishin mbushur me qytetarët gjithë rrugët e Shqipërisë.
Lexoni edhe:
Blushi: Lajm i mirë për shqiptarët, Rilindja po bie
Ahmetaj: S’ka qeveri teknike. Çadra po bën grusht shteti
Berisha, Ramës: Mos dëgjo ata afër teje që duan të vjedhin
Senatori italian: Qeveri garante për zgjedhjet e 18 qershorit
Nëse Rama jep dorëheqjen, zgjedhjet duhet të zhvillohen me 18 qershor