Kryeministri Rama pritet në New York nga kryetari i Bashkisë, Bill De Blasio

Kryeministri Edi Rama është takuar në New York me kryetarin e Bashkisë, Bill De Blasio. Rama ka shprehur falënderimet për pritjen në faqen e tij në Facebook.

“Kënaqesi e posaçme mikpritja e kryebashkiakut të Nju Jorkut ne stacionin e pare te vizites ne SHBA. Thank you so much Mayor @deBlasioNYC”, shkruan Rama.

Ndërkaq, komisionerja për Çështjet Ndërkombëtare në Bashkinë e New Yorkut, Penny Abeywardena, i ka uruar mirëseardhjen kryeministrit të Shqipërisë.

“Edi Rama, të lumtur që ju mirëpritëm sot në zyrën e kryebashkiakut të New Yorkut. Komuniteti shqiptar, i rëndësishëm për përbërjen e larmishme të City-t”, shkruan komisionerja në Twitter.

SHKARKO APP