Kryeministri Edi Rama:Biznesmenët investojnë kur formalizohet ekonomia

Nga Edi Rama

(Facebook)

Sot në një prej fabrikave më të mëdha në rajon për prodhimin dhe tregtimin e materialeve të qeramikës. Kjo sipërmarrje 100% shiptare, falë politikave të reja të qeverisë në mbështetje të sipërmarrjes e të prodhimit vendas, ka dyfishuar në vetëm dy vjet kapacitetet prodhuese dhe eksportuese. Borxhi i kthyer prej 1.6 milion euro, krijuar nga qeveria e vjetër, është përdorur për të investuar në teknologjinë më moderne në prodhim dhe nga 27% që eksportonte para dy vitesh, sot eksportet e kësaj fabrike janë rritur mbi 50%. Vetë sipërmarrësi dëshmon po ashtu se pavarësisht investimeve prej 12 milionë eurosh në total, këto rezultate nuk do të ishin të mundura pa luftën kundër informalitetit dhe pa përpjekjet e vazhdueshme për formalizimin e ekonomisë dhe vendosjen e konkurrencës së ndershme.

t2 t3 t4 t5 t6 t7 t8 t9 t10 t11 t12 t13

SHKARKO APP