“Kryeministri i luftës” dhe “katundari” i Surrelit
Në konferencën e radhës për anëtarësime të reja në PS, Kryeministri Rama foli pas deputetit Pandeli Majko, duke thënë se ai vjen në podium, si përfaqësuesi i “katunarëve të Surrelit dhe Dajtit”… Duke bërë një batutë me parafolësin, të cilin e quajti si kapiten i qendrës (Tiranës) Rama tha se ai vetë përfaqëson vendin ku jeton (Surrelin) dhe qytetarët e saj.
“Së pari më lejoni tju kërkoj ndjesë për vonesë dhe tju siguroj se nuk ishte vonesë e atyre udhëheqësve të kohës së vjetër por për shkaqe objektive… duke qenë se unë respektoj rregullat e qarkullimit, shkova deri tek dogana për të ardhur këtu tek pallati sportit…
Unë këtu flas në emër të katunarëve të surrelit dhe dajtit, dhe të gjithë ish komunave që tanimë janë pjesë e bashkisë dhe kanë të drejtën që të jenë nga pikëpamja shpirtërore të përfaqësuar… kështu që këta të qendrës që na mbajtën larg gjithë këto vite do duhet të bashkëjetojnë me idenë se kryetarin e kanë nga katuni.”- tha Rama.
Kryeministri foli edhe në lidhje me reformën në drejtësi, duke theksuar se sado që opozita të mundohet për ta bllokuar procesin, rezultati do të jetë kalimi i reformës, përndryshe…
“Ne jemi shumë të qetë në lidhje me reformën në drejtësi, sepse kemi një bindje, që reformën e ka përcaktuar si domosdoshmëri jo vetëm koha por edhe vullenti sovran i shqiptarëve dhe sado të rrotullohen ata, sado varka të marrin ata nga venecia… ngado që do të rrotullohen, ata do vijnë ta votojnë reformën…. ose ato 1 milion shuplakat që morën do u duken përkëdhelje në krahasim me ato që do të marrin në vitin 2017.”- tha Rama.
Majko: PS është spektali i vetëm i demokracisë në politikën shqiptare
Në fjalën e tij në pallatin e Sportit në Tiranë, Pandeli Majko tha se PS është “spektakli” i vetëm i demokracisë kur flitet për partitë politike.
“Pas disa ditësh ne do të mbledhim kongresin e PS-së, një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe duhet thënë me gojë plot, se përball jetës gri të partive të tjera, PS mbetet spektali më i madh i demokracisë në Shqipëri.
Ne të gjithë jemi bashkë sepse ju jeni bashkë. Ju uroj mirëserdhjen në partinë tonë të madhe… të zhurmshme, sepse është e madhe dhe sepse nuk mendon vetëm për veten e vet por edhe për të tjerët… sepse e ardhjmja jonë është e bashkëlidhur edhe me ata që nuk votojnë për ne.
Më lenoji që me këtë rast të ftoj për të marrë fjalën kryetarin, shokun, mikun tim, por jo vetëm timin, të zhurmshëm, Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.”- përfundoi Majko, i cili e quan veten “Kryeministri i luftës”.
Tahiri: Politika ishte kollaj para 2013, të premtonin legalizimin për votën
Në fjalën e tij Ministri i Brendshëm Tahiri tha se politika dikur ishte e kollajtë, pasi tek dera e kujtdo vinin, për tët premtuar legalizime e punë për tët marrë votën. Tahiri tha se reforma në drejtësi është një mision historik i maxhorancës, e cila duhet të përmbyllë atë pavarësisht opozitës.
“Nuk ka qenë kaq e lehtë politika, por në të kaluarën ka qenë më kollaj, para 2013 ishte shumë më kollaj. Ishte kollaj për politikë por vështirë për punë. Ishte kollaj që tët vinte dikush tek dera në zgjedhje, tët premtonte legalizimin dhe tët merrte votën… Tani në fakt është pak më e vështirë, sepse duhet të bëjmë punën dhe jo llafet. Ne socialistët dhe progresistët, jemi krenar, sepse kemi filluar të bëjmë shtet.
Ne kemi edhe një mision historik, dhe kjo është reforma në drejtësi. Ne duhet ta bëjmë këtë vend shumë më të drejtë, kur i varfëri të mos dënohet se pse është i tillë dhe i pasuri tja kalojë ligjit sepse vetëm është i tillë.”- tha Tahiri.