Kryeministri Rama kërcënon nga Gjirokastra: Le ta provojnë me 30 qershor! Në burg!

Kryeministri Rama ka lëshuar këtë të dielë nga Gjirokastra një kërcënim serioz për të dielën me datë 30 qershor. Ai foli me gjuhën e ashpër të një politikani arrogant dhe me nuanca diktatoriale. Duke akuzuar Bashën dhe Kryemadhin, kryeministri u premtoi pjesëmarrësve se do të fusë në burg këdo që prek ditën e zgjedhjeve procesin e votimit.

Nga Gjirokastra ku prezantoi Flamur Golemin si kandidat të Partisë Socialiste për bashkinë, kryeministri Edi Rama foli sërish për braktisjen e zgjedhjeve nga PD dhe LSI. Rama tha për partitë opozitare se “ka ardhur koha që ata të treten rrugëve, që atyre të mos u jepet asnjë mundësi e vetme për t’u shpërblyer në asnjë formë, pasi i hynë një rruge të tillë.”

Rama tha se PS i ka shpërblyer në të kaluarën kundërshtarët dhe për këtë arsye  “mbase është krijuar ideja te ata, nga Saliu i pari, që socialistët janë njerëz të butë dhe nuk e duan konfliktin, kështu që hajde t’i marrim përpara se socialistët të hapin rrugë. Ajo kohë kur socialistët i hapnin rrugë budallait, ka mbaruar.”

“PS nuk ka për t’i hapur rrugë çetave që duan të marrin peng vendin, por përkundrazi, në 30 qershor do t’i japë një përgjigje ashtu siç e meritojnë”, u shpreh Rama.

Kjo gjuhë e kryeministrit sjellë vetëm përplasje fizike mes palëve, duke e tensionuar me keq situatën politike.

Në vend që të ulte zërin dhe të kërkonte shtigje komunikimi për tu ulur në tavolinë duke synuar zgjidhjen e konfliktit që po vjen furishëm, kryeministrit kërcënoi me burg.

Si ka mundës që një kryeministër nuk gjen fjalë tjetër, por vetëm burg dhe vetëm burg?

SHKARKO APP