Kryeministri: Kryebashkiaku i Vlorës nuk ka vend në PS. Kundërpërgjigjet Leli: Vlora ka Zot!

Kryeministri Rama ndodhet këtë fundjavë në Vlorë. Zhvilloi vizita pune, bëri takime me drejtuesit e PS në qark, me deputetë dhe ish-deputetë, me drejtorë, etj. Në takimin e sotëm kryeministri dhe kryetari i PS, Rama, ka theksuar se kryebashkiaku vlonjat do trajtohet si të ishte i opozitës.

Ai që në fillim u ka bërë të ditur socialistëve të Vlorës se për Kryebashkiakun Dritan Lelin nuk ka më vend në PS, ndaj beteja ndaj tij do të vijojë.

Po ashtu Rama ka paralajmëruar deputetët se asnjë prej tyre nuk do të merret me emërimin e drejtorëve, pasi për këtë do të mblidhet PS dhe do të ketë rotacion për shumë drejtues arrogantë.

’Sistemi i emërimeve të drejtorëve nga deputetët ta harroni.  Duhet të mblidhet PS që të vendosi, shumë drejtues arrogantë dhe po paralajmëroj se do të ketë rotacion të fortë.

Durrësi ka nevojë për mua, por ta harroj çdokush që do shkëputem nga Vlora. Vlora ka punë të pambaruara dhe pa filluara. Për Lelin, do vazhdojmë betejën.  Për të nuk ka vend në PS, ai vendosi të mos jetë te beteja e rradhës, asgjë s’duhet të jetë personale mes këshilltarëve dhe tij, ky është vendim politik.

Duhet që këshilltarët të bëjnë detyrën, të bëjnë kontrolle në komisione sikur të ishte një kryetar partie çfarëdo. Leli duhej të kishte dhënë dorëheqjen. Nuk pranon në këtë formë, ne do vijojmë betejën ndaj kryebashkiakut Leli”- ka thënë kryeministri.

Ndërkohë kryebashkiaku vlonjat i ka pritur me ironi deklaratat e kryeministrit Rama sot në Vlorë. Korrespodentit të KJ, Agron Shehaj (shënim: jo deputeti i PD) numri një i qytetarëve të Vlorës, z. Leli i ka thënë se “Vlora ka Zot, janë qytetarët që vendosin dhe ata janë zotërit e vertetë”. Nënkuptimi i kryebashkiakut vlonjat kishte të bënte se ai është votuar nga qytetarët dhe vetëm ata mund ta shkarkojnë me votë.

 

SHKARKO APP