Kryeministri Kurti në konflikt me dy kryeministrat shqiptarë të BP
Albin Kurti nuk merr pjesë sot në Tiranë në Samitin e Bashkimit Europian me shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku do te flitet për financime nga Brukseli.
Në fakt Kosova duhet të vinte e para në Samit, por duket se Albin Kurti këtë herë nuk ka ardhur për shkak se nuk do të takojë kryeministrin e Maaqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.
Kurti ka futur njerëzit e tij në Maqedoni duke sfiduar Ali Ahmetin dhe Talat Xhaferin. Siç dihet Maqedonia është në fushatë elektorale parlamentare dhe presidenciale.
Ndërkohë ditën e sotme në Tiranë do të mbahet Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes.
Kosova në samit do të përfaqësohej nga kryeministri Albin Kurti, i cili nuk do të marrë pjesë fizikisht, por do të marrë pjesë virtualisht. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për median.
Ai ka treguar se Kurti nuk do të marrë pjesë fizikisht për shkak të angazhimeve.
“Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri I Kosovës, Albin Kurti nuk do të jetë i pranishëm fizikisht në Samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e Samitit virtualisht”- ka thënë ai.
Albin Kurti nuk ka marrëdhënie të ngrohta me Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë. Kjo dihet!
Por as me kryeministrin tjetër shqiptar të Maqedonisë, zotin Talat Xhaferi.
Kjo e ndërlikon disi pozitën e Kosovës, e cila ka nevojë me shumë së kurrë për mbështetje dhe financime.
Në fakt Albin Kurtin është një “marksist digjital” dhe kokëfortë në idetë e tij për lidership rajonal, por këllqet e tij nuk ndeshen dot me kryeministrin Rama dhe as me Ali Ahmetin, që mbetet një “ujk” i vjetër.
Kjo nuk krijon shije të mirë te shqiptarët, sepse ishte momenti ti tregohej edhe BP, por edhe BE se shqiptarët kanë tre kryeministra në Rajon, që merren vesh përbukuri me njeri tjetrin.