Kryeministri me atlete te bardha

Edi Rama mbetet mjeshtër i fasadës. E luan kaq bukur dhe investon shumë në këtë drejtim. Natyrisht edhe punon, por dukjen, pamjen e jashtme e ka problem dhe fiksim. Iu kujtohet se kur erdhi kryetar bashkie në Tiranë filloi me lyerjen e bojatisjen e pallatave? I bëri bukur përjashta, aqsa turistët dhe gazetarët e huaj mahniteshin me pamjen lara-lara të pallatëve, ndonëse nga brenda pallatet ishin si mos me keq, në të rrëzuar suvaja e muret. Por mjaftonte fasada. Njërëzit ishin të kënaqur me skelat e vendosura për fasadat.

-“Po punon ky Rama!”- thonin kalimtarët, ndërsa nga brenda, në pjesën e brendshme të pallateve tërboheshin ujërat e zeza që dilnin nëpër oborre.

Gjatë mandatit të parë qeverisës si kryeministër nuk bëri asnjë kilometër autostradë, por mjeshtërisht ua rregulloi qendrat e qyteteve votuesve dhe ata, të kënaqur se na ka vendosur shatërvan e drita në sheshin kryesor, duartrokisnin.

Gjatë fushatës së fundit për zgjedhjet e 25 qershorit bërtistet “dua timonin”. Kërkonte “tepsinë” dhe e mori gjithë tepsinë. Pas zgjedhjeve filloi takimet me popullin dhe “dëgjesat”, duke krijuar në pamje të parë se fajin ia kishin partitë e tepsisë, pasi uji ka buruar i pastër nga zyra e kryeministrit, por ia kanë turbulluar rrugës partitë e tjera. Më pas futi në lojë idenë se kryeministri po bën “kurban” çdo drejtor apo zyrtar që ka drejtuar në këto katër vite, a thua se Edi Rama nuk ka qenë kryeministër, por ka ardhur si vizitor me 25 qershor.

Edhe këtë e luan bukur, bile mjeshtërisht. Përveçse di të flas e të shkruaj, por ka mësuar të jetë edhe aktor. Në fakt Akademinë e Artëve ka mbaruar.

Në fushën e brendshme ndjehet në fokus, kryesori, në sytë e popullit ! Dhe populli rri me sytë nga ai, Edi Rama. Si maester i fasadës edhe një vit do ta shtyjë duke u marrë me Vettingun, se “po na pengojnë prokurorët dhe gjykatësit”, etj,etj.

Mjeshtër i vertetë!

Në planin e brendshëm ka gjithçka në dorë, edhe timonin, edhe tepsinë. Por nuk mjafton kjo. Duhet të shkelqejë edhe në fushën ndërkombëtare.

Që të thotë se ka investime të huaja, nuk e thotë dot se i kanë shifrat Banka Botërore, FMN, BE dhe zyrtarët amerikanë. Atëherë shfrytëzon një moment ndërkombëtar ku SHBA, edhe BE, nuk e kanë shumë mendjen te demokracia, por te stabiliteti në rajonin e Ballkanit. Përkohësisht është kjo gjendje, por ama ekziston. Ndaj luan “poker” me Presidentin serb Vuçiç duke krijuar interes për të, dhe atë, në Bruksel e jo vetëm.

Por edhe kjo nuk mjafton! Duhet të bjerë në sy për mediat e huaja, për liderët e mëdhenjë. E ka gjetur: ka blerë disa palë atlete të bardha të një marke supër të njohur. Disa thonë kushtojnë 10 mijë dollarë, por pak rëndësi ka çmimi. Për kaq dollarë nuk ka mbetur Shqipëria për kryeministrin e tij. Duhet të bjerë në sy, të jetë lajm. Dhe po me kaq mjeshtri sa xhiroi popullin shqiptar me “tepsinë” dhe “timonin”, po bën xhiron e botës me atletet e tij të bardha. Si rregull protokollar zyrtarët e lartë, siç janë presidentët, kryeministrat dhe anëtarët e qeverisë duhet të kenë paraqitje zyrtare dhe protokollare korrekte. Këtu futen edhe këpucët e zeza. Por jo, kryeministri ynë e di se nuk ka rregull të shkruar për veshjen dhe nuk mund të të ndalojë njeri se si vishesh. Mbath e vesh atlete të bardha. Dhe bie në sy. Lajmi botëror u bë!

Vetëm në takim me Presidentin Trump u vesh mirë se atë e ka frikë. Por për të tjerët as që frikësohet dhe u bën spektakël. U shkon herë pa xhaketë dhe shumëherë me atlete të bardha. E ka ndërruar bukur shprehjen popullore si “delja e zezë me deleve të bardha”, ndaj Edi Rama e ka bërë si “dashi me këmbë të bardha ndër deshtë e zinjë”. Dhe po bie në sy.

Prapë lajmi u bë!

Mjeshtër i paparë. Por fajin për këtë na e kanë Teodor Keko dhe Andi Bejtja. Ata dikur, kur drejtonin gazetën kulturore AKS, filial i gazetës “Koha Jonë”, ia lanë Edi Ramës drejtimin e gazetës për një natë. Të nesermën Edi Rama, mëqënëse nuk mbushte gazetën me shkrime, kishte futur foton e tij të madhe në faqën e parë të AKS.

Dhe gazeta “AKS” u shit si rrallëherë! Që atëhere na morën në qafë, Keko dhe Bejtja.

Tani ta gëzojmë!

S.P.

Kryeministri me

SHKARKO APP