Kryeministri Rama në Katar
“Doha, Katar – Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë”- shkruan kryeministri nga Katari.
Takimi u mbajt në rezidencën e homologut te Katarit, ku në qendër të bisedimeve ishte thellimi i bashkëpunimit dypalësh dhe avancimi i disa projekteve me rëndësi strategjike për Shqipërinë.
Gjatë takimit u diskutuan fusha të reja bashkëpunimi, me fokus në investimet, energjinë, turizmin dhe partneritetet ekonomike që pritet të sjellin përfitime afatgjata për vendin.

KOHA JONË SONDAZH

