Kryeministri Rama premton rrugë, turizëm,..”Nuk keni parë gjë akoma!”
Në komunikimin e parë javor në Facebook pas fitores në zgjedhjet e 25 qershorit, kryeministri Edi Rama ka shpalosur programin e investimeve për mandatin e dytë qeverisës.
“Ne do të financojmë edhe shumë më shumë në mandatin e dytë duke filluar nga Muzeu Kombëtar, te Piramida dhe të tjera projekte për të fuqizuar turizmin kulturor. Në sektorin e turizmit nuk keni parë asgjë akoma.
Po shikoja sot që herët në mëngjes një raport për turizmin. 15 % më shumë se një vit më parë. Këtë vit pritet një rritje tjetër e konsiderueshme.
Po mandatin e ri do të konkretizojmë besoj disa hapa për të cilat po mendoj prej kohësh që të shkojnë në një fazë të re.
Fillimisht duke ndërtuar kapacitete me 5 yje dhe paralelisht duke vijuar me programin kombëtarë të rilindjes urbane.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154910255996523/
Për sezonin e ardhshme do të ketë përfunduar realizimi i projektit në Himarës, Vunoi, Jalës, Dhërmiut të vjetër dhe plazhit poshtë në Dhërmi.
Ndërsa në infrastrukturë do të investohet duke filluar nga Rruga e Arbrit, rrugët në Jug të vendit dhe shumë projekte të tjera” tha Rama ndër të tjera.
Por ka treguar dhe me tej skemen e investimeve ne te gjithe sektorej jetike te ekonomise dhe te jetes se vendit.
“Rilindja urbane do shtrihet si zgjerim i potencialeve turistike. Program kombëtar për rilindjen urbane. Në hartën e turizmit do të hyjë edhe zona e Dibrës. Do të financojë rrugën e re Delvinë-Kardhiq.
Do financojmë rrugën e re Milot-Lezhë. Do financojmë rrugën e Thethit.
Programi për rindërtim do injektojë një shumë të konsiderueshme paraje dhe do krijojë mijëra vende pune. Kontributi i turizmit në ekonomi çmohet në 267 mijë vende pune.
Falë zhvillimit të turizmit, qoftë punësimi qoftë përqindja e PBB do të rriten ndjeshëm në mandatin e dytë.
Fluturimet çarter rritje mbi 100%, por shifra është qesharake në krahasim me potencialet. Në sektorin e turizmit nuk keni parë asgjë akoma”, deklaroi Rama.