Kryeministri Rama drejt Greqisë për bisedime zyrtare

Edi Rama, pasi fitoi zgjedhjet me 25 prill, ka filluar një agjendë të madhe takimesh rajonale. Roli i tij në Ballkanin Perëndimor duket se ka mbështetje të fortë amerikane, gjë e cila e tregoi edhe takimi me sekretarin amerikan të Shtetit, Blinken.

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt vendit fqinj Greqisë. Pasi ka zhvilluar takime në Turqi me mikun e tij Erdogan, si dhe në takimin me homologët në Maqedoni, kryeministri Rama zbarkon për bisedime në Athinë.

Qëkur drejtoi OSBE si ministër i jashtëm, Edi Rama ka marrë një rol të besueshëm nga SHBA si dhe nga BE, ndonëse Brukseli këtë herë ishte bllokuar nga sherret mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, pasi do ta hapte me Shqipërinë Konferencën e parë Ndërqeveritare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Greqi vizita e tij pritet me interes grek, shqiptar, por edhe me gjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?