Kryeministri Rama: Fshati Vajzë dhe “Shpella Vajzë”- një vend me të fshehta brilante për t’u vizituar
“Në fshatin Vajzë, buzë lumit që shlodh me pamjet e tij të shtrira nëpër gurë e gjelbërim, “Shpella Vajzë” është një histori e bukur suksesi që flet me shije, për traditën dhe dashurinë për tokën.
Tre vëllezër kanë ndërtuar jo thjesht një restorant, por një destinacion, ku natyra dhe mikpritja bëhen një. “Shpella Vajzë” është një tjetër arsye për të udhëtuar në thellësitë e Shqipërisë – për të zbuluar të fshehtat që janë ende për t’u treguar”- shkruan kryeministri Rama.
Fshati Vajzë mbetet një perlë e turizmit në Jug dhe një fshat me tradita patriotike.
Nga ky fshat kanë dalë figura kombëtare, si poet, shkrimtarë, artistë dhe juristë që bëjnë histori edhe në fushën e drejtësisë.
KOHA JONË SONDAZH

