Kryeministri Rama: Gjykata e Strasburgut dhe Komisioni Venecias sqarojnë nuk mundet një pezullim nga gjyqësori i një ministri!

Kryeministri Edi Rama, në episodin e 8-të të podcastit qeveritar “Flasim”, komentoi çështjen e pezullimit të ish-zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, një vendim i marrë nga GJKKO dhe tashmë i dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Rama deklaroi se rasti përbën “një precedent shumë të rrezikshëm”, duke akuzuar se në GJKKO “një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë për të shkarkuar një ministre dhe zv.kryeministre”, një veprim që sipas tij shkel kufijtë kushtetues të ndarjes së pushteteve.

Kreu i qeverisë u referua opinioneve të Komisionit të Venecias dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ku – sipas Ramës – theksohet se shkarkimi i ministrave nga organet e drejtësisë konsiderohet cënim i balancës kushtetuese të pushteteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai rikujtoi se ministrat ushtrojnë funksione politike dhe jo administrative, ndaj edhe vendimmarrja mbi emërimin apo shkarkimin e tyre i takon ekskluzivisht Kryeministrit dhe shumicës parlamentare.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pushtetet janë të ndara dhe të balancuara. Nëse një gjykatës merr kompetencën për të shkarkuar një ministër, atëherë kemi hyrë në një terren të rrezikshëm që bie ndesh me parimet kushtetuese europiane”, u shpreh Rama.

Vendimi për Ballukun pritet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese në javët në vijim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?