Kryeministri Rama i drejtohet punëdhënësve: Mos fshihni pagat, po vidhni lekët e pensionistëve!
Edi Rama është treguar sot edhe më i ashpër dhe i prerë ndaj biznesmenëve të fuqishëm, por edhe krejt punëdhënësve të cilët nuk deklarojnë pagat reale që iu japin punonjësve. Kryeministri ka deklaruar sot para tyre se ju po vidhni lekët e pensionëve, duke mos paguar realisht pagat e punonjësve, sepse kështu nuk paguani sigurimet shoqerore sipas ligjit. Rama shtoi se kemi informacione se ka biznesmenë që me bankë paguajnë 55 mijë lekë me bankë dhe fsheh fjala vjen, 200 apo 400 mijë lekë (të vjetra) të tjera për një punonjës që ua jep cash. Me tej kryeministri insistoi se kanë ardhur miliona turistë, por nuk i deklarojnë pronarët e hoteleve apo restorantëve pagesat reale që paguan një turist.
Edhe këtu po vidhni lekët e shtetit, dhe pikërisht të pensionistëve. Në fund Edi Rama shtoi se iu bëj thirrje që të paguani në rregull, ndryshe do të fillojmë kontrollet e befasishme ndaj biznesmenëve. “Nuk jemi pa informacione”- tha kryeministri.