Kryeministri Rama ironizon: Ministrave të Bashës u uroj suksese në jetë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj raportit të ministrave teknikë të PD për zgjedhjet. Në një deklaratë për mediat, zyra e Kryeministrit shprehet se raporti është politik dhe komprometon gjithë punën e mirë, që sipas tij, u bë gjatë zgjedhjeve me ministrat e PS dhe PD.

Rama nuk e kursen ironinë kur u kujton ministrave teknikë disa gafa që kanë bërë gjatë ushtrimit të detyrës.

Ndërsa në fund të reagimit, pas pranimit të dorëheqjeve të ministrave, me stilin e ish-ministrit, Ilir Beqaj, Rama u uron “suksese në jetë” ministrave të Lulzim Basha.

Mes 7 zyrtarëve që kishte në kabinet nga radhët e PD, Rama vlerëson vetëm profesionalizimin e Zëvendëskryeminsitres, Ledia Mandia. Ndërsa për Ministren e Arsimit thotë se ja mirëkupton gafat gjatë ushtrimit të detyrës.

Deklarate e Zyrës se Kryeministrit: “Duke i falenderuar ministrat teknikë të Partise Demokratike per kontributin e dhene dhe posacerisht zevendeskryeministren per rolin konstruktiv e per nivelin profesional ne drejtimin e Task Forces per zgjedhjet, kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen per permbylljen e kesaj eksperience pozitive me te ashtquajturin Material permbledhes per marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarise, sjelljes apo perdorimit te burimeve njerezore, financiare dhe logjistike te administrates shteterore, gjate procesit zgjedhor per zgjedhjet e Kuvendit te Shqiperise per vitin 2017.

Raporti ne fjale fatkeqesisht kompromenton si nje epilog krejt i pavend, gjithcka te mire u ndertua ne funksion te zgjedhjeve me te mira qe Shqiperia ka zhvilluar ndonjehere. Ky raport eshte nje dokument politik, krejt i njeanshem dhe aspak ne nivelin e larte profesional te zevendeskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forces ne fjale.

Sidoqofte, kryeministri i falenderon ministrat teknike per gjithcka te mire bene apo u perpoqen te benin gjate mandatit te tyre te posaçem.

Duke u shprehur mirekuptimin e tij te plote, qofte për disa gafa të bujshme e krejt të panevojshme pas zgjedhjeve në sektorin e arsimit, qofte për mbytjen në fund fare në lugën e ujit të politikes, prej ku ka dale edhe raporti i njeanshem, joteknik e joprofesional i Task Forces, kryeministri Edi Rama u uron zonjave e zotërinjve te dorëhequr shëndet e suksese të mëtejshme në jetë!”,- thuhet në reagimin e Kryeministrisë.

Deklarata e Edi Ramës për ministrat e PD-së vjen dy ditë pas publikimit të raportit për zgjedhjet. Dokumenti i teknikëve të PD thotë se gjatë zgjedhjeve pati probleme serioze me blerjen e votës.  gjatë 3 muajve në detyrë, Rama nuk ka pranuar të komentojë asnjë herë marrëdhëniet e tij me ministrat e Bashës. Ndërkohë që edhe pse ishin në një kabinet, Kryeministri refuzoi të njihet autoritetin e tyre. Asnjëherë nuk zhvilloi mbledhje qeverie dhe asnjëherë nuk pati takime me ministrat e Bashës. Komunikimin me ministrat teknikë, kryeministri ja ngarkoi Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Pasi i neglizhoi në aspektin institucional, në fund të detyrës së tyre, Rama ka zgjedhur t’i ironizoi duke u uruar “suksese në jetë”.

Ndërkohë sot, kreu i PD-së Lulzim Basha, në një reagim për mediat e cilësoi raportin e ministrave të tij, si dokumentin që fakton manipulimin e zgjedhjeve dhe përfshirjen e krimit në fushatë.

LEXONI EDHE:

Dokumenti/Raporti i plotë i ministrave të PD-së, për 25 qershorin

Basha: Zgjedhjet u manipuluan. Ministrat e PD u sabotuan

SHKARKO APP