Kryeministri Rama ishte sot në Finiq, për fiq!
Kryeministri Edi Rama sot nga Finiqi (Sarandë) ka thënë se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor.
“Në 30 qershor zgjedhjet do bëhen në gjithë territorin e Shqipërisë. Përpjekje për ta kthyer Shqipërinë prapa nuk ka. 30 qershori do jetë një ditë normale, edhe sikur të ketë orvatje të dëshpëruara pasi nuk do e bllokojnë dot procesin.
Kush i fryn zjarrit të dhunës, është i destinuar të tretet në atë zjarr”, tha Rama.
Por lideri opozitës ka deklaruar prerë se nuk do të ketë zgjedhje me 30. Kot nuk deklaron Basha, pasi ai e ka një skenar, të cilin Rama nuk ia del dot të përballet me ortekun opozitar, që mbrëmë tregoi se Shqipëria ishte nga sheshi “Skenderbej” te sheshi “Nënë Tereza”.
I pyetur nga KJ, lideri opozitar tha se Rama ka qenë për fiq në Finiq! Por të kishte me vete edhe fiq-shitësin Veliaj.
Me sa duket Rama dhe Basha kanë vendosur të përplasin popullin me 30 qershor, duke e bërë “reçel” vendin! Ndërkohë Presidenti Republikës, Ilir Meta ka zhdekretuar zgjedhjet për të ruajtur vendin nga përplasjet me 30. Një veprim kushtetues dhe prej Burri Shteti.