Kryeministri Rama: Jam katunar tirone, nuk jam elitë!
Në studion e Erla Mhillit te Euronews Albania ishte kryeministri Rama. Pyetjeve të shumta, Edi Rama iu përgjigj me një qetësi si rrallëherë, pasi në studio të tjera nxehet dhe reagon.
I pyetur nga gazetarja Erla Mhilli pse nuk ishte në premieren e filmit të fundit të James Bond, ku ishin ftuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj shumë personalitete të politikës, artit, drejtësisë dhe policisë; kryeministri tha me ironi se “jam katunar tirone, nuk jam elitë”.
I pyetur për zgjedhjet vendore Rama tha se për zgjedhje të parakohshme lokale në të gjithë vendin nuk është në dorën e tij.
“Zgjedhje të parakohshme normalisht duhet të bëhen aty ku mungojnë kryetarët e tyre, se janë 5-6 bashki ku nuk janë kryetarët e zgjedhur të 2019. Zgjedhje të parakohshme të përgjithshme nuk është në dorën tonë fare,”-tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

