Kryeministri Rama: “Ky është një rast unikal në historinë e Evropës dhe po ashtu, edhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë…”
Kryeministri Rama tha sot në lidhje me pezullimin e zv/kryeministres Balluku: “Ky është një rast unikal në historinë e Evropës dhe po ashtu, edhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në proceset e integrimit evropian të vendeve të ish-lindjes komuniste, ku s’ka ndodhur kurrë që, një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie, por dhe ky është një “por” shumë i madh, nëse një prokuror special dhe nëse një gjykatës special i shkallës së parë të Speciales këtu në Shqipëri, kanë vendosur të pezullojnë një ministër, cenim i drejtpërdrejtë i pavarësisë dhe funksionimit të një pushteti tjetër të pavarur siç është ekzekutivi, duke marrë kompetencat e një kryeministri, të presidentit dhe të parlamentit, prej nga buron mandati i qeverisë dhe i çdo ministri, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt, është strategjikja si gjithmonë, për ta ruajtur dhe për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit, si parakusht edhe në ketë rast ekstrem”.
KOHA JONË SONDAZH

