Kryeministri Rama poston foton: Llotot po ikin!

Kryeministri Rama ka postuar këtë mbremje foto nga mbyllja e llotove në Tiranë. Me ligj ato nga 1 janari 2019 nuk lejohen më në territorin e Shqipërisë. Në të vertetë ky ligj dhe ky aksion personal i kryeministrit mbetet një ndër punët e mira mes amullisë që ka sjellë qeverisja e tij prej një viti, ku ka krejt “tepsinë” në prehër. Ky ligj është përshendetur, gjithnjë nëse nuk ka ndonjë lojë të fshehtë për ti kapur një kompani si biznes online. Por të presin e të shikojmë!

SHKARKO APP