Kryeministri Edi Rama në festivalin IUSY në Jalë, organizuar nga të rinjtë e LSI

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Festivalin Botëror të të Rinjve të Internacionales Socialiste (IUSY). Festivali po zhvillohet që nga data 15 korrik në Jalë të Himarës dhe organizohet nga IUSY dhe forumi rinor i LSI, Lëvizja Rinore për Integrim.

Takimi i të rinjve të IUSY, pjesë e të cilit janë LRI dhe FREESH ka si qëllim hartimin e politikave rinore të përbashkëta mes forumeve rinore të së majtës nga e gjithë bota.

Në këtë aktivitet marrin pjesë drejtues të IUSY, si dhe eurodeputetë të Partisë Socialiste Europiane. Në ditën e parë të hapjes së Festivalit ishte i pranishëm dhe Presidenti i Zgjedhur dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta.
Ndërsa sot, i ftuar nderi për të folur para të rinjve të majta nga rreth 50 vende të botës ishte Kryeministri Edi Rama.

“Unë dua tu falënderoj ju të gjithëve që jeni këtu për kontributin që keni dhënë për ta bërë botën më të mirë. Politika është një rrugë për të zgjidhur probleme dhe jo për të krijuar probleme”,- u shpreh kreu i qeverisë në takimin me të rinjtë.

SHKARKO APP