Kryeministri Rama në Rrëshen, batuta me Dom Gjergj Metën: Ogur i mirë që kur vijmë ne, bien kambanat
Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Rrëshen në shkollën profesionale ku falë angazhimit të kishës katolike dhe pasionit të Dom Gjergj Metës, është krijuar një sistem i mirëorganizuar për studimet në Hoteleri-Turizëm, Elektroteknikë, Informatikë, Shërbime Mjetesh e Transporti, Instalues Sistemesh Hidrosanitare për vajza e djem nga Kurbini, Lezha, Fushë-Kruja, Mati, Kukësi, Bulqiza, Dibra.
Teksa ka inspektuar të gjitha kurset, Rama ka bashkëbiseduar dhe me Dom Gjergj Metën.
“Ne të kemi bërë një pikë që të vijnë të luten dhe të thonë; aman të vijmë nga Gjimnazi dhe të futemi te ju. Ogur i mirë që kur vijmë ne, dhe bien kambanat.”, tha Rama.
Me pas kryeministri shkruan në postimin e tij: “Rrëshen – Në shkollën profesionale ku falë angazhimit të kishës katolike dhe pasionit të admirueshëm të Dom Gjergj Metës, është krijuar një sistem i mirëorganizuar për studimet në Hoteleri – Turizëm, Elektroteknikë, Informatikë, Shërbime Mjetesh e Transporti, Instalues Sistemesh Hidrosanitare për vajza e djem nga Kurbini, Lezha, Fushë-Kruja, Mati, Kukësi, Bulqiza, Dibra dhe ku qeveria do të përfshihet në një partneritet publik-privat me kishën, me një investim të domosdoshëm për të zgjeruar kapacitetin e shkollës, si edhe për të krijuar kushte optimale jetese për nxënësit, mes hapësirave të shkollimit, studimit, edukimit fizik, argëtimit, fjetjes e ushqimit”.