Kryeministri Rama në vendlindjen e ish-kryeministrit Berisha, në Tropojë
Kryeministri Rama ishte sot në një tur takimesh në Tropojë, vendlindjen e ish-kryeministrit Berisha.
Në fund Edi Rama ka postuar edhe këtë shënim nga takimi me nxënësit e shkollave.
“Tropojë – Në përgatitjet e skuadrave të shkollave në basketboll e volejboll, që falë programit të ri kombëtar të sportit në shkollë do të angazhohen së shpejti në kampionate vendore e kombëtare”-shkruan kryeministri Rama ndërsa ishte në një vizitë të suksesshme në Tropojë, vendlindjen e ish-kryeministrit Berisha.
KRONIKA E TAKIMEVE SOT NE TROPOJE:
Dojan, Tropojë – Bashkëbisedim me njerëzit e tokës, ata që rrisin çdo vit prodhimet dhe eksportet, në këtë kohë pune e sfidash
Tropojë – Bashkëbisedim me vajza e djem tropojanë të talentuar dhe të mirë në mësime, por edhe të interesuar për mbarëvajtjen e aktiviteteve jashtë shkollës në qytetin e tyre
Tropojë – Në “Lagjen Partizani”, shembëlltyra e një ndryshimi që ndjehet kudo në infrastrukturën e qytetit e të shumë fshatrave, po edhe në rritjen e ndërtimeve të reja, në banesat sociale për familjet e pastreha, në shkollat e palestrat sportive, ndërkohë që së shpejti nis edhe projekti i termoizolimit të pallateve të vjetra të pedonales.
Tropojë – Flasim për rezultatet e prekshme dhe për sfidat e kësaj Epoke të re Kërcënimi për botën ku jetojmë, ku kemi detyrën të përballemi e të triumfojmë mbi vështirësitë.