Kryeministri Rama nga Gjermania: Europa ka nevojë për Ballkanin Perëndimor. Jemi kërthiza e BE

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin të Gjermanisë, ku ka marrë pjesë në një konferencë në kuadër të Berlin Global Dialogue.

Ndër të tjera, Rama foli për arritjet e Shqipërisë dhe tha se brenda një viti janë hapur 5 nga 6 grupkapitujt.

Kryeministri u shpreh se për Europën Ballkani Perëndimor ka qenë i rëndësishëm vetëm me fjalë, por tani ky fakt është i dukshëm me vepra.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kryeministër, mirë se erdhët në Berlin. Ju jeni kudo. Ju dhe unë keni ndarë skenën në shumë kontinente. Kjo është hera e parë që ne ndajmë këtë skenë. Nëse do të dija që do kishit vënë kollare, do ta kisha vënë dhe unë”, tha me humor Ali Asllani, moderatori i konferencës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kemi pasur një vit të mbarë nëse do ta vendosim në kontekstin e Europës”, ia ktheu Rama.

Ali Asllani: Ursula Von Der Layen tha se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur.
Rama: Deri në fund të vitit shpresojmë që të çelim dhe kapitullin tjetër. Kjo na inkurajon shumë. Në këto moment, Europa është e zgjuar, që nuk ishte kështu pak vite më poarë. Për të pasur një zgjim të tillë, duhej agresioni i tmerrshëm brutal kundër Ukrainës, por tani mund të shohim një dallim të madh. Më parë BE thoshte se; Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm, vetëm me fjalë, por tani e thotë dhe me vepra.

“Ke një modesti të paparë, që padyshim nuk është gjermane. Ndoshta rrënjët turke”, tha Ali Asllani me humor.

Ali Asllani: Çelja dhe mbyllja e kapitujve me një ritëm rekord në Shqipëri është një lajm i mirë.
Rama: S’jam fort i sigurt që të gjithë e kanë të qartë hartën e BE. Në listën tonë, BE është i vetmi realitet që ka dy kufij. BE ka dy kufij, një të jashtëm dhe një të brendshëm. Brenda këtij kufiri të brendshëm, jemi ne. Jemi kërthiza e BE.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?