Kryeministri Rama: Nuk tërhiqem sikur të bëhet nami. Jam votuar!
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mos shkojë në seancën e sotme të Kuvendit, në orën 17:00. Duke ju shmangur personalisht përplasjes me protestuesit e opozitës, Edi Rama ka lënë vetëm deputetët në seancë, ndërsa vet ka zhvilluar një takim me elektoratin në Lushnje.
Nga Lushnja, Rama deklaroi edhe një herë se nuk ka ndërmend të tërhiqet. Ai deklaroi se është votuar për të qeverisur dhe do të përfundojë mandatin. “Ne nuk tërhiqemi. Kemi kontratë me qytetarët për të qeverisur. Nuk merrmi me ata që kanë frikë nga drejtësia dhe dogjën mandatet”,- tha kreu i qeverisë.
Kryeministri la të kuptohet se çfarëdo që të bëjë opozita ai nuk do të japë dorëheqje nga detyra e tij. Madje Rama u kërkoi socialistëve të mos shqetësohen sepse “unë nuk do t’ju tradhtoj”.
Rama tha se frika nga drejtësia e re ka bërë që opozita të humbasë orientimin. Kreu i qeverisë foli dhe për zgjedhjet e ardhshme vendore. “Ata nuk fitojnë dot. A nuk ua dhamë në zgjedhjet e ardhshme të gjitha ato që kërkuan. Morën sa ministri donin, morën edhe drejtori. Mund të merrnin më shumë, por ato kërkuan dhe ato ua dhamë dhe prapë humbën”,- tha kryeministri.
Deklaratat e Edi Ramës pak orë pra nisjes së protestës së opozitës në Tiranë, para Parlamentit duket se tensionojnë edhe më shumë situatën. Parlamenti po mblidhet jashtë radhe, gati në ilegalitet dhe opozita ka djegur mandatet duke kërkuar krijimin e një qeverie tranzitore.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/262053958056766/