Kryeministri Rama: Për 24 orë jepni dorëheqjen nga drejtorë të Hipotekave!

Në një takim që mbajti në kryeministri Rama me drejtuesit e Hipotekave në të gjithë Shqipëri, kreu i qeverisë Edi Rama i ka kërkuar të japin dorëheqjen të gjithëve pa përjashtim.

Kryeministri tha se situata në zyrat e Hipotekave sa i përket shërbimit ndaj qytetarëve, është skandaloze e për këtë arsye, nga i pari tek i fundit, drejtuesit e Hipotekave duhet të largohen vetë nga detyra. Ta marrin këtë vendim me dinjitet – tha shefi i mazhorancës, ndërsa përballë tij kishte të gjithë krerët e Zyrave për Regjistrimin e Pronave të Paluajtshme.  “Nuk jeni për këtë punë, ikni që tani. Të gjithë komplet ju ftoj të jepni dorëheqjen brenda 24 orësh”, – theksoi Rama.

Kryeministri u tha që nëse nuk jepni dorëheqjen do të shkarkoheni. Kjo valë shkarkimesh vjen mënjëherë pasi fitoi pushtetin me 25 qershor. Por duket se synimi është diku tjetër, largimi i gjithë drejtuesve që vijnë nga radhët e LSI. Edhe në bashkinë e Tiranës filluan shkarkimet nga radhët e LSI, fill pas mos votimit si parti politike të çmimit të ujit.

Po kështu edhe në tatime largime dhe shkarkime nga radhët e LSI. Ndërkohë ministrat e PD vazhdojnë bashkëqeverisjen me PS.

“Nuk keni parë gjë akoma!- slogani i kryeministrit Rama, po fillon zbatimin.

SHKARKO APP