Kryeministri Rama sjell në Tiranë “The Grand Master”, Damian Gjiknurin!

Në një lëvizje që sinjalizon qartë rëndësinë që Partia Socialiste i jep Tiranës, kryeministri Edi Rama ka vendosur të sjellë në kryeqytet një nga figurat më të forta organizative të PS-së, Damian Gjiknuri.

I njohur brenda strukturave socialiste si “mjeshtri i zgjedhjeve”, Gjiknuri ka qenë ndër arkitektët e fitoreve më të rëndësishme elektorale të kësaj force politike në disa qarqe. Transferimi i tij në Tiranë nuk është thjesht një lëvizje organizative, por një sinjal i qartë për përqendrimin maksimal të burimeve dhe energjisë politike në qarkun më vendimtar të vendit.

Tirana mbetet zemra elektorale e Shqipërisë, ku çdo votë ka peshë dhe çdo mandat mund të përcaktojë rezultatin final. Pikërisht për këtë arsye, përfshirja e Damian Gjiknurit në Tiranë (bashkë me Ogerta Manastirliun, Taulant Ballen, Elisa Spiropalin dhe Eduart Shalsin) shihet si një investim strategjik i drejtpërdrejtë i Kryeministrit Edi Rama për të garantuar kontrollin dhe menaxhimin maksimal të procesit zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me një eksperiencë të gjatë në menaxhimin e fushatave dhe strukturave në terren, Gjiknuri pritet të sjellë në Tiranë një qasje më të strukturuar, më agresive dhe më të orientuar drejt rezultatit. Ai njihet për aftësinë për të organizuar rrjetin elektoral, për të mobilizuar bazën dhe për të koordinuar detajet që shpesh bëjnë diferencën në ditën e votimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai kudo ka shkuar si drejtues politik ka sjellë fitore spektakolare për PS. Gjiknuri është deputet popullor, i thjeshtë, komunikues, i papërtuar dhe natyrisht vizionar. Edhe kur e provokonin kolegët e PS, se “ta futi Rama se të hoqi si ministër”, ai kurrë nuk fliste fjalë të keqe për Ramën. Përkundrazi fliste me simpati për të.

Kjo lëvizje vjen në një moment kur gara në Tiranë pritet të jetë më e fortë se kurrë, ndërsa opozita synon të rikuperojë terren. Përballë kësaj sfide, Rama duket se ka zgjedhur një nga njerëzit e tij më të besuar për të menaxhuar betejën kryesore.

Në thelb, mesazhi është i qartë: Tirana nuk lihet në dorë të rastësisë. Dhe për këtë, në vijën e parë vendoset një nga emrat më të sprovuar të Partisë Socialiste – Damian Gjiknuri.

Edhe PD po mobilizohet fort për zgjedhjet vendore, sidomos për Tiranën, ku pritet të kandidojnë Jorida Tabakun ose Ilir Alimehmetin.

Ndaj ardhja nga Vlora e “The Grand Master”, Damian Gjiknurit, krijon besim dhe karikim baterish për PS.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Rama sjellë në Tiranë për zgjedhjet vendore Damian Gjiknurin, \"Mjeshtrin e Zgjedhjeve\". Mendoni se do ta ngrejë PS, Gjiknuri?