Kryeministri Rama vizitë në Bruksel, pritet takim me presidentin e Këshillit të Europës

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të hënën (9 shkurt) një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të takojë presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa.

Sipas mediave, në takim pritet të diskutohet lidhur me procesin e negociatave të integrimit të vendit në Bashkimin Europian dhe ecurinë e këtij procesi.

Shqipëria ende nuk ka mundur të marrë Raportin e Vlerësimit të Standardeve për Reformimin e Gjyqësorit për kapitujt 23 e 24 i quajtur IBAR. Pa miratimin e këtij raporti nga shtetet anëtare nuk mund të nisë procesi i mbylljes së grupkapitujve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?