Kryeministri Rama, thirrje grave për kryerjen e mamografisë falas. Luiza Gega: Asnjë fitore nuk ka kuptim pa kujdesin për veten
Në një postim në rrjetet sociale kryeministri Edi Ramau u bën thirrje grave dhe vajzave të bëjnë mamografinë falas në kuadër të tetorit rozë.
“Mirëmëngjes dhe në këtë Tetor Rozë, me thirrjen e vazhdueshme për të bërë mamografinë falas, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe një video të Luiza Gegës dhe Enkileda Carjas, të cilat gjithashtu theksojnë rëndësinë e kryerjen së mamografisë.
“Tetori rozë është një kujtesë për të gjitha ne se shëndeti është gara më e rëndësishme që mund të fitojmë. Asnjë fitore nuk ka kuptim pa kujdesin për veten. Kontrolli i gjirit është një hap i vogël që mund të shpëtojë jetë. Kujdesu për veten, vrapo për jetën”, shprehet atletja Luiza Gega.
“Tetori rozë na kujton forca nuk është fizike, por forcë që përballesh me frikën të mos anashkalosh shëndetin, të kujdesesh për trupin që të mban në këmbë çdo ditë, një kontroll i vogël sot mund të shpëtojë nga një peshë e rëndë nesër”, thotë peshëngritësja Enkileda Carja.
KOHA JONË SONDAZH

