Kryeministri shkarkon prefektin e Lezhës për fjalorin në Facebook

Pas sherrit me deputetin Eduard Ndocaj vjen shkarkimi i prefektit të Lezhës, Altin Jaku. Qeveria ka emëruar sot prefektin e ri të këtij qarku, Eduard Ndreca.

“Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8927, datë 25.7.2002, “Për prefektin”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Z. Eduard Ndreca emërohet prefekt i Qarkut të Lezhës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”- thuhet në vendimin e Qeverisë. Kryeministri Rama është treguar i pamëshirshem , me të drejtë, pas atij komunikimi me fjalor të pa imagjinueshem për një zyrtar të shtetit. E shkarkoi.

Jaku dhe Ndocaj u përfshninë në një konflikt përmes sms-ve. Fillimisht ishte “kaubojsi” që pretendonte se ishte kërcënuar nga prefekti Jaku. Më pas i ky i fundit e mohoi duke bërë publike në Facebook edhe një pjesë të bisedës së shkëmbyer me Ndocajn.

“Me poshtë po ju dërgoj komentin e tij për të cilin behet fjalë, si dhe një pjesë të sms ku shihet qartë qe kemi qenë duke replikuar dhe asnjëherë nuk e kam kërcënuar. me jeshile janë fjalët e mija!”, shkruante ish-prefekti para dy ditësh.

 

SHKARKO APP