Kryeministri: Të ardhurat e buxhetit të shtetit do jenë drejt humnerës nëse vazhdon gjatë lufta me koronavirus. Jemi vetëm!

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët ka forcuar thirrjen që ata të qëndrojnë në shtëpi, sepse koronavirusi është e vetmja luftë ku bota është kapur në befasi.

“Shtete u kapën të gjithë gafil të paditur nën agresionin e një virusi të panjohur. Si Shqiperia-Amerika, Kosova-Gjermania, etj gjenden në të njëjtën anije në det të hapur dhe kanë një armë, rezistencën e popullit të tyre. Kjo ështe e para lufte ku kazerma e ushtrisë është shtëpia dhe çdo ushtar duhet të mbyllet në shtëpi. Kjo është një luftë botërore ku secili është më vete dhe zoti është i vetmi që mbetet për të gjithë. Në këtë luftë kemi vetem njeri tjetrin. Ne, Shqipëria, qeveria unë që jam në krye të kësaj pune në këtë kohë të mallkuar jemi të dobët sa të gjithë.  Nuk e dimë kur do të vijë dita e çlirimit, por të gjithë e dinë se nuk do vijë as javën tjetër, as pas dy javësh.

Ju dua shumë dhe ju ndjej si njerëzit e shtëpisë sime, por mos më kërkoni t’ju shes iluzione. Shtrëngoni dhëmbët kur shpirti iu dhemb për të dalë dhe ndajeni mendjen që kjo luftë nuk i ka dhënë askujt lejen për të ndenjur në shtëpi, të hani të pini dhe të merrni njësoj sikur të ishit në punë”, tha Rama.

Kryeministri prezantoi dhe planin me 7 pika për ndihmë ndaj ekonomisë, biznesit dhe individëve

Plani për adresimin e nevojave për financim ka 7 pika:

-25 milionë dollarë për luftën në vijën e zjarrit, që i vihet në dispozicion Ministrisë së shëndësisë

-100 milionë dollarë, garanci sovrane për kompanitë që kanë vështirësi objektive për pagat

-65 mln dollarë për nevojat më imediate për shtresat në nevojë, për biznesin e vogël

-20 milionë dollarë për Ministrinë e Mbrojtjes

-10 milionë dollarë si fond rezervë për çdo urgjente

-Do fshihen përgjithmonë kamatëvonesat për klientët e bizneset, me efekt 150 milionë dollarë

-Do riskedulojmë tatim fitimin për të gjithë biznesin nga 2 në 14 milionë lekë.

-Shtyhet dorëzimi i bilanceve deri në 1 qershor të këtij viti.

SHKARKO APP