Kryeministri: Tirana, lokomotiva e transformimit epokal

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në konkursin për përzgjedhjen e masterplanit të ri për zonën e ish-Cirkut në qendër të Tiranës, një projekt që synon transformimin e kësaj hapësire në një pol të rëndësishëm urban.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë e cilësoi këtë iniciativë si një tjetër hap madhor në rrugën e zhvillimit të vendit, me Tiranën që vijon të mbajë rolin udhëheqës në procesin e transformimit urban.

“Është një tjetër gur i rëndësishëm që ne synojmë të vëmë në rrugën e re të vendit, një rrugë ku Tirana është lokomotiva e një transformimi epokal, falë dhe pikërisht këtyre zhvillimeve që kanë përfshirë një numër të jashtëzakonshëm arkitektësh ndërkombëtarë dhe që kanë krijuar një hapësirë të jashtëzakonshme për arkitektët vendas, për të gjithë vajzat dhe djemtë që kanë pasion arkitekturën dhe që e ushtrojnë këtë profesion, që faktikisht të jetojnë në një vend që sot është një “universitet” i hapur dhe që falë, jo vetëm këtyre konkurseve, por edhe partneriteteve me studiot e mëdha ndërkombëtare, të mund të përfitojnë një dije shumë të çmuar, një dije përmes ndërveprimit me profesionistë shumë të spikatur të kësaj fushe mundësish edhe parafytyrimesh të pafundme”, tha Rama.

Një tjetër maratonë arkitekture, masterplani për vizionin e zhvillimit të një zone qendrore në qendër të Tiranës, ku garojnë 6 studio të tjera të arkitekturës, nga të cilat 5 janë të reja për publikun shqiptar, por me shumë eksperiencë në vendet e tyre dhe në botë.

Marrin pjesë:

COBE, Danimarkë

GO HASEGAWA & Assiciates, Japoni

GROUPWORK, Britani e Madhe

L’AUC, Francë

NIETO SOBEJANO, Spanjë

ARCHEA Associati, Itali

SHKARKO APP