Kryeministri Rama, biznesit: Duroni, kemi kohë pas luftës të flasim!
Kryeministri Rama ka postuar në Facebook këtë shënim (lexo me poshtë) në lidhje me ankesat e biznesit dhe Dhomave të Tregtisë, të cilët paralajmëruan kryeministrin se janë në rrezik falimentimi nisur nga masat e qeverisë. Ato kërkuan luftë kundër coronavirus, por edhe bashkëpunim që biznesi të mos bllokohet. Biznesi sot nuk kërkoi të hiqen gjobat e vendosura kush shkel rregullat e emergjencës kombëtare, por nga kjo situatë janë bllokuar gjithçka ndërkohë rrogat, sigurimet shoqërore, taksat, tarifat etj çdo biznes do t’ia paguajë shtetit pasi ndëshkohesh nga ligji, ndonëse asnjë fitim nuk po merr biznesi. Përjashtuar disa biznese si farmacitë etj që po bëjnë lekë këto ditë.
Janë me mijëra lokale e restorante që janë mbyllur, por pagat e punonjësve duhet ti paguajnë, sigurimet shoqerore duhen paguar në kohë se merr gjobë,etj
Biznesi kërkon që të punojnë, duke zbatuar rreptësisht masat e vendosura nga qeveria për të luftuar coronavirus, por jo të bllokohet duke ngordhur nga pak e përditë si vetë coronavirusi që do të jap shpirt. Biznesi nuk po kërkon financime apo donacione siç dha sot Gjermania 500 miliardë euro për biznesin që të mos asfiksohet, as si Kanadaja që paguan pothuaj gjithçka biznesit apo SHBA që do jap paketë të plotë për biznesin.
Dhomat e biznesit sot i kërkuan kryeministrit që të shikohet mundësia e një bashkëpunimi qeveri-biznes që kreditë (të cilat janë shumta në banka) qeveria të ndërhyrjë që ose ti pezullojë ose ti ulë pasi ndryshe pas “luftës” nuk do të mbetet biznes në këmbë, përjashtuar oligarkëve, të cilët kanë përfitime nga qeveria në forma të ndryshme.
Natyrisht që qeveria ka shumë halle e duhet mirëkuptuar. Por fjala vjen një mënyrë për të mbajtur edhe biznesin, edhe popullin pa rënie të mirëqënies mund të jetë që 125 milionë euro të cilat do ti jap qeveria gjatë këtij viti për PPP-të dhe koncensionet të mos i paguajë, por ti shtyjë derisa vendi të dalë nga kriza. Dhe këto 125 milionë euro mbahen në buxhetin e shtetit e jo në xhepa oligarkësh.
Biznesi kërkon bashkëpunim, edhe tani duke luftuar coronavirusin sëbashku, por kryeministri iu dha këtë përgjigje:
Ja përgjigja e Edi Ramës:
DUKE NDJEKUR KOMENTET TUAJA U THEM TË GJITHË ATYRE QË PYESIN PËR PLANIN EKONOMIK TË DALJES NGA KJO KRIZË HUMANITARE QË TË BËJNË PAK DURIM! NA DUHEN EDHE DISA DITË, JU LUTEM DURIM!
? JU KUJTOJ TËRMETIN DHE JU PËRSËRIS: T’I BËJMË GJËRAT HAP PAS HAPI QË TË MUND TË SHKOJMË NË DESTINACION! KINI BESIM SE ÇFARË ËSHTË NË MUNDËSITË E KËSAJ TOKE, NUK DO TË MBETET PA U BËRË!
? NDËRSA KUJT ANKOHET PËR GJOBAT E RËNDA TË AKTIT NORMATIV I THEM SE GJOBAT NUK JANË PËR POPULLIN, PO PËR SHKELËSIT E RREGULLAVE TË KËSAJ LUFTE DHE NUK JANË PËR TË MBLEDHUR SHTETI PARA, PO PËR TË MBROJTUR POPULLIN NGA SHKELJET QË NË KËTË SITUATË LUFTE KËRCËNOJNË SHËNDETIN E TIJ!
SA PËR NJË SHEMBULL: SHKELJET SOT KANË QENË AFËR ZEROS!
? TË VAZHDOJMË SIÇ E KEMI NISUR, TË BËJMË DURIM, TË MOS KËRKOJMË NË NJË SITUATË LUFTE TË ZGJIDHIM BRENDA TRE DITËSH, TË GJTHA PROBLEMET E PASLUFTËS!
? FRIKË ASPAK, KUJDES PO!