Kryeparlamentari Meta vazhdon prej pesë ditësh në Kongresin Amerikan

Gjatë takimeve të tij në Kongresin Amerikan, Kryetari Kuvendit të Shqipërisë  Ilir Meta zhvilloi një takim me Kryetarin e Nënkomisionit për Bujqësinë, Kongresmenin Robert Aderholt. Meta pasi e njohu Kongresmenin Aderholt me zhvillimet e fundit në Shqipëri, vuri në dukje se projektet e bujqësisë shqiptare meritojnë mbështetje dhe vëmendje më të madhe duke patur parasysh potencialet e kësaj fushe në Shqipëri. Meta vlerësoi vizitën e fundit në Departamentin e Ushqimit dhe Bujqësisë në SHBA dhe nënvizoi se përmirësimi i procesit të sterilizimit, përpunimit dhe përgatitjes së bimëve medicinale do të rrisë kapacitetet eksportuese të Shqipërisë për në tregun amerikan.

b1

Njëkohësisht, Kryetari Meta kërkoi mbështetjen e Kongresmenit Aderholt për heqjen e taksimit të dyfishtë dhe për njohjen e kontributeve shoqërore të shtetasve respektivë që punojnë në të dy vendet.

Kongresmeni Robert Aderholt, si një njohës i mirë i rajonit dhe mik i shqiptarëve, konfirmoi angazhimin e tij për të ndjekur nga afër forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve me qëllim rritjen e fluksit të shkëmbimeve dypalëshe në fushën e bujqësisë.

“Patëm një takim mjaft të frytshëm ku folëm për çështjet të ndryshme të bujqësisë dhe se si mund të bashkëpunojnë Shqipëria dhe SHBA-të në këtë drejtim. Diskutuam për shumë çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin e bujqësisë dhe për të vendosur piketat e bashkëpunimit në të ardhmen veçanërisht për ato produkte që mund të ofrojë Shqipëria në fushën e agrikulturës”, – tha Kongresmeni Aderholt.

b2

 

 Ilir Meta u prit sot në Washington DC në Departamentin e Bujqësisë dhe Ushqimit të SHBA

Gjatë një vizite në Departamentin e Bujqësisë dhe Ushqimit të SHBA, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë zhvilloi një takim me Administratorin e Shërbimit të Jashtëm Bujqësor Philip C Karsting dhe me funksionarë të tjerë të USDA, me të cilët bisedoi mbi rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve në fushën e bujqësisë.

Kryetari i Kuvendit  Ilir Meta vuri në dukje se bujqësia po njeh zhvillime pozitive në Shqipëri, dhe duke marrë në konsideratë shkëmbimet mes Shqipërisë dhe SHBA, autoritetet shqiptare vlerësojnë mbështetjen amerikane në funksion të rritjes së kapaciteteve prodhuese, eksportuese dhe përmirësimit të standarteve ushqimore të eksporteve shqiptare drejt SHBA.

b4

  1. Meta u shpreh: “Ne po punojmë për rritjen e gamës së produkteve bujqësore ‘Made in Albania’, pasi bujqësia është një prioritet i veçantë për qeverinë shqiptare, dhe në këtë drejtim çmojmë mbështetjen e USDA dhe të agjencive të tjera amerikane”.

Administratori i Shërbimit të Jashtëm Bujqësor të USDA z. Philip Karsting u shpreh se në kuadër të rritjes së bashkëpunimit dypalësh, sugjerohet organizimi i një takimi në nivel ekspertësh nga të dy vendet, i cili të pasohet prej një takimi në nivel ministror.

  1. Karsting shprehu angazhimin e Qendrës për Vlerësimin e Standarteve Ushqimore CODAX në mbështetje të rritjes së standarteve të eksporteve bujqësore shqiptare, dhe ndau bindjen me  Meta se mbështetja e agjencive të specializuar amerikane do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe eksportuese bujqësore të Shqipërisë.
  2. b5

Meta u prit sot edhe nga Kryetari i Nënkomisionit të Sigurisë së Transportit, Kongresmeni John Katko

s3

Gjatë takimeve të tij në Kongresin Amerikan,Ilir Meta u takua me Kongresmenin e Nju Jorkut z. John Katko, Kryetar i Nënkomisionit të Sigurisë së Transportit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Kryetari Meta dhe Kongresmeni Katko biseduan mbi sfidat e sigurisë që po kalon bota, mbi rrezikun që vjen nga përhapja e terrorizmit ndërkombëtar dhe mbi masat që duhen ndërmarrë për forcimin e sigurisë së aeroporteve dhe pikave ndërkufitare. Në këtë drejtim, Kryetari i Kuvendit Meta vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë që Shqipëria gëzon me aleatin e saj SHBA.

Kongresmeni Katko e siguroi Kryetarin e Kuvendit Meta për angazhimin e tij në funksion të trajnimit të vazhdueshëm të punonjësve të sigurisë jo vetëm në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ por edhe në aeroporte të tjera që priten të hapen në Shqipëri në të ardhmen.

Kongresmeni Katko u shpreh se ‘hapësira territoriale dhe siguria në Shqipëri, si një vend anëtar i NATO-s, ka të njëjtën rëndësi si në çdo vend tjetër të NATO-s.Me këtë qëllim, Kongresmeni Katko iu përgjigj ftesës së Kryetarit Meta për të vizituar Shqipërinë për të diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë.

s2 s3

SHKARKO APP