Adriatik Llalla: Po hetojmë zyrtarë të lartë për korrupsion
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar nga Korca se Prokuroria ka në hetim disa zyrtarë të lartë të akuzuar për korrupsion.
Llalla: Është e domosdoshme referimi i rasteve të zyrtarëve të nivelit të lartë, jo vetëm nga policia po nga të gjithë institucionet e tjera ligjzbatuese në vend. Pa diskutim që Prokuroria ka filluar hetimet e saj për disa zyrtarë të lartë që janë në proces hetimi, tashmë rastet janë bërë publike.
Këtë deklaratë kreu i akuzës e bëri pas analizës vjetore të Prokurorive në nivel apeli në qarkun e Korçës, ku ka kërkuar nga vartësit të rrisin hetimet kryesisht për korrupsion.
Llalla: Lufta kundër korrupsioni mbetet prioritet i punës së institucionit tonë, ashtu edhe i gjithë institucioneve të tjera ligjzbatuese. Ne do të vijojmë të japim kontributin tonë në këtë drejtim në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese.
Llalla përmendi edhe njëherë problematikat me policinë shkencorë, për të cilen tha se është diskutuar me strukturat përkatëse për t’i dhënë zgjidhje.
Ndërsa i pyetur në lidhje me reformën në drejtësi, kreu i akuzes nuk ka pranuar te jape ndonjë koment duke deklaruar se reforma në drejtësi tashmë do të diskutohet në nivele më të larta.