Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani raportoi përpara atyre që do të arrestojë!

Nga Jonilda Halili-

Sot në parlament raportuan Altin Dumani dhe Olsian Çela. I pari është shef i SPAK-ut, ndërsa tjetri kryeprokuror i përgjithshëm i Republikës.

Altin Dumani foli qartë, konçiz dhe u përgjigj po shkurt pyetjeve të deputetëve.

Ndërkohë që kreu i SPAK-ut fliste në foltoren e parlamentit, kamera e TVSH kapte herë pas herë portrete deputetësh, ish-ministrash-deputet, ish-kryeministra të cilët janë në hetim, pikërisht nga SPAK.

Asnjë prej këtyre që janë te dosjet e Altin Dumanit nuk e ngrinte kokën për ta parë në sy atë që fliste në emër të SPAK-ut, pasi iu dukej se Altin Dumani kishte ardhur me fletë arresti në sallën e parlamentit.

Në fakt SPAK-u po tregon profesionalizëm dhe kurajo, të paktën deri tani.

Në parlament dhe në qeveri janë subjektet që kërkon dhe arreston SPAK-u, ndaj Altin Dumani ishte sot i ftohtë në dukje, ndonëse nga përbrenda shikonte nëpër sallën e Kuvendit përsonazhet që do të firmosë ai dhe kolegët e tij, pra që ti nis drejt qelive të burgut.

SHKARKO APP