Kryespiuni Visho Ajazi i rikthehet kohës së SHIK-ut të Bashkim Gazidedes

Visho Ajazi është kryetar i Shërbimit Informativ Kombëtar (SHISH). Ka vite që punon në shërbimet sekrete. Edhe në kohën e shërbimit famëkeq të SHIK-ut të Bashkim Gazidedes, ndër vitet 1992-1997, Visho Ajazi ka qenë krahu i tij i djathtë në gjitha poshtërsitë, krimet dhe pisllëqet që ka bërë SHIK-u. Edhe kur dogjën redaksinë e gazetës “Koha Jonë”, natën e 2 marsit 1997, sapo u vendos Ligji i Gjendjes së Jashtëzakonshme, aty ka qenë Visho Ajazi. Redaksia e “Koha Jonë” ka kërkuar ndër vite që prokuroria të thërriste për këtë ngjarje makabre Bashkim Gazideden dhe Visho Ajazin. Ndërkohë Gazidede ka ndërruar jetë tashmë, por ka mbetur hija e tij “moderne”, Visho Ajazi, që mund të dëshmojë si e dogji SHIK-u redaksinë e gazetës me të madhe shqiptare të të gjitha kohërave, gazetës “Koha Jonë”. Por kreu i SHISH duhet të dijë edhe se ku ndodhet varri i Remzi Hoxhës.

Nuk thonë kot se krimineli kthehet te vendi i krimit, herë pas here. Kështu ndodh edhe me Visho Ajazin. Nuk rri dot pa mësuar se çfarë bën gazeta “Koha Jonë”, kush hyn e kush del në redaksi, me cilët takohen gazetarët e saj, cilën parti mbështet dhe pse, cila ambasadë dërgon lajme dhe kur i merrni pagat, me cilin ha drekë drejtori dhe kryeredaktori, etj.

Në faksimile telefoni i agjentit të SHISH që po hetonte për “Koha Jone”

Ne kemi fakte për këtë pisllëk të Visho Ajazit, kreut të SHISH, kemi filmime të dy punonjësve të SHISH si dhe një videobisedë me një gazetar të “Koha Jonë”.

Kemi dhe të tjera!

Harron Visho Ajazi se “Koha Jonë” nuk ka pyetur as për pushtetin e Saliu të I-rë, as për pushtetin e Nanos së II-të, as për kryeministrat Majko e Meta, as për pushtetin e Edi Ramës.

Visho Ajazi pse nuk heton për drogën që është kudo nëpër Shqipëri, pse nuk heton se cilët zyrtarë janë përzier në trafiqe dhe qarqe kriminale antishqiptare, pse nuk heton si cili ministër jep koncesione apo cili kryeministër apo ish-kryeministër kanë shkelur ligjet kushtetuese. Pse nuk heton për dy deputetë biznesmenë të një force politike që kanë lidhje dhe biznese të dyshimta në Lindje, bile me mafien me të egër? Por sillet si hienat rreth zyrave të gazetës “Koha Jonë”, me shikasit e tij, se kush hyn e kush del nga zyrat e gazetës së parë të pavarur shqiptare.

Këtë herë po ti kursejmë shikasit me emrat Shkëlqen….. dhe numrat e celularit me …..92 161 ( në fund) që dërgove dje, ku njeri agjent sipas videos dukej se peshonte diku te 110 kilogram. Po merremi me ty, pasi ti duhesh hetuar se pse nuk ke raportuar për rrjetin e drogës që është krim shtetëror, pasi kur të kanë dalë emra ministrash apo drejtuesish shtetërorë në trafikun e drogës, ke heshtur. Apo je i përlyer edhe ti, në këtë tepsi qeveritare droge?!

Pse nuk flet për koncesionet qeveritare të dyshimta, ku janë përfshirë dhe shërbime të huaja? Sa u përket financimeve ruse, përse kreu i SHISH që ka për detyrë sigurinë kombëtare, nuk heton koncesionet e ministrave të qeverisë aktuale që kanë qenë në Shën Petersburg dhe që kanë sjellë investime dhe projekte të dyshimta në Shqipëri, dhe konkretisht në Vlorë? Po disa milionë euro që po hidhen në Vlorë për të blerë votat, pse nuk heton Visho Ajazi? Natyrisht që Shqipëria është një vend sovran dhe duhet të interesohet për të thithur investime strategjike që rrisin ekonominë dhe mirëqënien e popullit. Nuk ka rëndësi nëse janë investitorë gjermanë apo italianë, rus apo amerikanë, turq apo grekë,etj. Rëndësi ka që të jenë investime transparente për publikun dhe jo mafie pas tyre.

Përse shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, që ka detyrë ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe interesave strategjikë të Shqipërisë, luan me dy porta? Përse nuk heton investimet e fshehta të mafias ruse, ndërkohë që para partnerëve amerikanë zotohet se zbaton ligjin? A mund të na sqarosh pse ke qenë në Turqi dhe për interesa të cilit shërbim sekret ka shkuar? Ua ka raportuar këtë sherbimeve partnere amerikane?

Visho Ajazi, mos harro se je marrë si SHIK edhe me vjedhjen e zgjedhjeve në maj 1996 në kohën e Saliut të I-rë ndaj mos fut duart prapë në zgjedhjet parlamentare me një parti politike!

Një herë e dogji SHIK-u redaksinë e gazetës, me Gazideden, por tani jemi 20 vite pas dhe mund të digjesh ti!

Redaksia e “Koha Jonë”

SHKARKO APP