Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, merr pjesë në Takimin e Dytë Vjetor të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit

Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi merr pjesë në Takimin e Dytë Vjetor të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, me ftesë dhe organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.  Sadushi shoqërohet nga kryetari i Kolegjit Penal Ilir Panda.

Aktiviteti i një rëndësie të veçantë, bën bashkë gjyqtarë nga Gjykatat Kushtetuese të Bullgarisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Turqisë dhe Shqipërisë. Konferenca ndërkombëtare e organizuar këtë vit me temën: “Evoluimet në drejtësinë kushtetuese bashkëkohore – shembulli i rajonit të Ballkanit”, është e përqendruar rreth diskutimeve mbi vlerat e përbashkëta të demokracisë, sundimit të së drejtës dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Kryetari i Gjykates së Lartë Sokol Sadushi drejton panelin dhe punimet e sesionit të dytë të konferencës, kushtuar ndikimit të jurisprudencës së Gjykatave Supranacionale në formësimin e konteksteve kushtetuese lokale. Në panel marrin pjesë gjyqtarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, është themeluar më 27 tetor të vitit 2023.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?