Ku është Ballist Morina sonte? Në arrest shtëpie apo në stadium?
Nëse ka njeri që duhej të ishte sonte ne stadium në Francë për të ndjekur Shqiperi-Francë duhej të ishte Ballist Morina. Bile duhej të rrinte në VIP.
Në prag të ndeshjes më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, Islamil Morina ose siç njihet ndryshe Ballisti ka reaguar në rrjetet sociale duke publikuar një intervistë të dhënë për të përditshmen më të madhe sportive ‘L’EQUIPE’.
Gjatë kësaj interviste Islamil Morina thekson se nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen mes Francës dhe Shqipërisë, ndryshe ngasa e kishte premtuar.
“Islamil Morina është në arrest shtëpie dhe ka qenë e vështirë intervista me të pasi gjatë gjithë kohës survejohet nga kamerat. Ai nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen mes Francës dhe Shqipërise“, shkruan ‘L’EQUIPE’.
Shumë media të mëdha ndërkombëtare kanë kthyer vëmendjen jo vetëm nga Kombëtarja shqiptare por edhe nga protagonistët që kanë lënë gjurmë në kualifikimin e kuqezinjve.
Sipas ‘L’Equipe’ Ballisti është ‘lojtari’ i 12 i Shqipërisë i cili me dronin e tij ka ndikuar në kualifikimin historik të Shqipërisë. Ballist Morina duhet pranuar se i dha tre pikë Shqipërisë me dronin e tij, çka tashmë dihet nga historia e dronit në Beograd. Me ato tre pikë jemi në Europian, kurse Ballist Morina i dënuar nga Shqiperia të mos e ndjekë skuadrën e zemrës së tij ! E arrestuan dhe e dënuan në Tiranë.
Një turp i madh !