Ku gjen Kosova, sot për sot, President Republike më të mirë se Hashim Thaçi

Në Kosovë në muajin shkurt duhet të zgjidhet Presidenti i vendit. Ndërkohë vetëm Thaçi e ka kërkuar postin e Kreut te Shtetit. Edhe si pjesë e marrëveshjes me LDK, porse edhe si një shtetar që ka vite mbi supe si në luftën për çlirimin e saj, por kryesisht si një politikan që ka njohje ndërkombëtare si administrator pushteti. Kosova nuk ka luksin për t’u vonuar në zgjedhjen e kreut të shtetit, aq me tepër nuk ka se si të zgjedhë një emër që nuk ka njohje në arenën europiane dhe sidomos në SHBA.

Natyrisht kur kanë interesa politike kundërshtarët të akuzojnë “agjent i X shteti” apo të thonë se “ke hequr mushkerinë e Y-it dhe e ke shitur!”.Kjo mbetet një fushatë tipike shqiptare e ballkanike, pasi në një vend normal demokratik akuza të tilla nuk bëhen ose kur dalin nxjerrin fakte. Por kjo është Kosova si dhe vetë Shqipëria në lidhje me kulturën e baltosjes së kundërshtarit.

h11

h1

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Hashim Thaçi ka deklaruar të dielën në darkë se ai do të zgjedhet president gjatë muajit shkurt. Në emisionin ‘Monitor’ në RTK, Thaçi ka thënë se do të respektohet Kushtetuta dhe zgjedhja e tij do të bëhet në një proces me transparencë të plotë. Ai ka thënë se do të zgjedhet President pas 17 shkurtit.

“Do të respektojmë maksimalisht që procesi të jetë me transparencë të plotë para qytetarëve”- ka thënë ai. I pyetur se kur fillon votimi Thaçi ka shtuar se “unë mendoj se do të jetë muaji shkurt. Do jetë pas 17 shkurtit , por do të jetë gjatë muajit shkurt”.

h3

h2

h4

Kosova e zhytur në një krizë politike nuk ka këllçe që të futet edhe në një krizë presidenciale, pasi do të ishte shokuese për qytetarët kosovarë. Ndaj më mirë një zgjidhje e detyruar se sa pa president e vendi në kaos, aq me tepër që po ikën dimri e duket se opozita do të jetë edhe me radikale, në mos e dhunshme në sheshe.

h8

h5

h10

Në kushtet ku është sot Kosova duhet një president që vjen nga politika. Nëse do të ishte shtet anëtar i OKB si dhe me stabilitet të fortë ekonomik e politik presidenti do të ishte mirë një Veton Surroi apo i parametrave të tij. Por kjo është Kosova e sotme dhe më mirë se Hashim Thaçi nuk gjejnë kosovarët dhe as ndërkombëtarët.

h9

h6

h6

SHKARKO APP